Mbrojtja e Mjedisit në të Drejtën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

AuthorIris Petrela
PositionUniversiteti i Tiranës
Pages465-473
465
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Mbrojtja e Mjedisit në të Drejtën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
Iris Petrela
Universiteti i Tiranës
Abstrakt
Në këtë punim synohet të prezantohet një panoramë e përgjithshme mbi instrumentet
dhe mekanizmat ndërkombëtarë në mbrojtje të mjedisit. Mbrojtja e mjedisit është një
çështje që është vënë në fokusin e veprimtarive shtetërore e qeveritare në dekadat e
fundit. Madje çështjet e mbrojtjes së mjedisit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut janë
trajtuar deri vonë si të veçuara. Përmes këtij punimi prezantohet një historik i shkurtër
i përfshirjes së të drejtës për një mjedis të shëndetshëm në morinë e të drejtave të tjera të
njeriut të njohura e pranuara në sistemet e ndryshme kontinentale të mbrojtjes së të
drejtave të njeriut. Për më tepër prezantohen instrumentet dhe mekanizmat
ndërkombëtare dhe rajonale që garantojnë mbrojtje të të drejtave të njeriut, duke përfshirë
edhe atë të mjedisit. Shtetet që kanë një ligj themelor në formën e kushtetutës kanë
përqafuar qëndrime të ndryshme ndaj të drejtave mjedisore. Megjithatë, pavarësisht
qëndrimit, e përbashkëta e gjithë këtyre shteteve është vëmendja gjithnjë e në rritje që i
kushtojnë mbrojtjes së mjedisit, duke fuqizuar mekanizmat mbrojtës që jo
domosdoshmërisht janë të posaçëm në mbrojtje të të drejtave mjedisore, por mund të
jenë të posaçëm në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut të njohura nga instrumente
më të hershme të shekullit XX në nivele rajonale dhe globale.
Fjalë kyçe: ambjentalist, e drejtë e njeriut, instrument ndërkombëtar, mjedis, mekanizëm
mbrojtës.
Hyrje
Kudo në botë njerëzit po përballen me efektet e përkeqësimit të ekosistemeve, që nga
mungesa e ujit dhe shfarosja e peshqve deri tek rrëshqitjet e tokës dhe shpyllëzimet.
Degradimi mjedisor ka një ndikim negative përsa i takon cilësisë së jetesës dhe lidhet
sigurisht edhe me mënyrën e gëzimit të të drejtave subjektive, lirive dhe të drejtave
të njeriut. Viktimat e degradimit mjedisor u përkasin kryesisht shtresave vulnerabël
të shoqërisë. Fëmijët, minoritetet racore dhe etnike, si dhe të varfërit janë ata që
zakonisht mbajnë këtë barrë.
Edhe indigjenët janë veçanërisht të kërcënuar nga degradimi mjedisor, meqë thuajse
totalisht varen nga mjedisi përreth tyre për të zhvilluar ekzistencën apo mbijetesën.
Kulturat indigjene zakonisht janë të rrënjosura në bindjen se bota shpirtërore prehet
në natyrë. Kjo pikëpamje mbi botën çon në një respektim të madh për natyrën dhe
përdorimin e saj. Kështu, degradimi i mjedisit dhe biodiversitetit kombëtar kërcënon
stilin e jetesës së indigjenëve. Ata mbështeten tek mjedisi për ushqim dhe strehë. Kjo
kategori njerëzish ka veçanërisht nevojë për mbrojtje që vjen nga dëmtimi, shpesh
i pariparueshëm, i mjedisit.
Deri disa dekada më parë, shumë qeveri apo shtete i kanë trajtuar shkeljet e të drejtave
të njeriut dhe degradimin mjedisor si çështje të shkëputura nga njëra-tjetra. Nisur
nga praktika e kohëve të fundit e mbrojtësve të të drejtave të njeriut, duke vënë

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT