Mehdi Frashëri dhe Parlamenti i Parë Shqiptar

AuthorValentina Hushi
Pages22-34
22
Vol. 5 No.3
January, 2020
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Mehdi Frashëri dhe Parlamenti i Parë Shqiptar
Valentina Hushi
Abstrakt
Në 19 nëntor 1920 kr ohet qeveria me kryeministër Iljaz Vrionin e cila do të qeveriste vendin
deri më 1 korrik të vitit 19211. Posti i ministrit të brendshëm në këtë qeveri do t’i caktohej
Mehdi Frashërit. Programi i qeverisë së Vrionit përmbante sigurimin e pavarësisë së plotë të
vendit, vendosjen e marrëdhënieve të mira me shtetet e tjera, sigurimin e qetësisë dhe rendit
në vend, sjelljen e specialistëve nga jashtë për organizimin e administratës, plani kimin e
të ardhurave dhe masa për zhvillimin e arsimit2. Por prioritet qeveria do ti japë harrtimit të
projektligjit për zgjedhjet e para parlamentare.
Ligji për zgjedhjet e deputetëve të Këshillit Kombëtar u shpall në muajin dhjetor të vitit 1920.
Sipas t deputetët zgjidheshin në emër të prefekturës. Për cdo 12 m ë banorë zgjidhej një
deputet. Mosha e lejuar e votimit ishte mbi 20 vjeç. Zgjedhjet bëheshin me votim të tërthortë.
Për çdo 500 votues zgjidhej një përfaqësues për në zgjedhjet e dyta3. Zgjedhjet u bënë me
dy raunde, sepse popullsia në pjesën dërmuese ishte analfabete. Numri i deputetëve për
prefekturë u caktua në përpjestim me numrin e popullsisë së saj4. Ligji i zgjedhjeve u kritikua
nga shtypi dhe intelektual të kohës si shumë primitiv5 por ai diktohesh edhe nga niveli
kulturor i popullsisë. Një problem i madh ishte ishte mungesa e njerëzve të mirëshkolluar
që kishin kontribuar në çështjen kombëtare. Një pjesë e mirë e deputetëve që u zgjodhën të
vetmen meritë që kishin ishte që dinin shkrim e këndim6.
Në në ato pak muaj të qëndrimit në postin e ministrit të Brendshëm, detyra që mori kohën
dhe rëndësinë më të madhe Mehdi Frashërit ishte organizimi i Proçesit zgjedhor. Emri i t
do të lidhej drejtpërsëdrejti me këtë moment historik. Kjo për shkak të rëndësisë së madhe që
kishte ky proces, por edhe për shkak të problematikave delikate që u regjistruan.
Fjale Kyçe: Mehdi Frashëri, Parlament shqiptar, Shqipëri.
Hyrje
Zgjedhjet lluan në muajin shkurt të vitit 1921. Në përgatitjen e tyre Frashëri veçon
dy probleme, abstenimin e popullsisë së Korçës e Gjirokastrës dhe mosdakortësinë
e komuniteteve fetare për numrin e deputetëve. Refuzimi I popullsisë së Korçës
e Gjirokastrës për të marrë pjesë në zgjedhje lidhej me faktin që ku jtë nuk ishin
caktuar ende dhe, nëse këto territore do t’i jepeshin Greqisë, popullsia mund të
ndëshkohej për pjesëmarrjen në zgjedhje. Duke shfrytëzuar këtë situatë u bënë mja
aktive klubet “vorio-epiriote” të cilat u shpallën kundër zhvillimit të zgjedhjeve
në këto zona7. Në detyrën e ministrit të brendshëm, Mehdi Frashëri mendoi se çdo
ndërhyrje ishte e kotë. Për të shmangur incidente të tjera që mund të pasonin, ai
1 V. Duka, Historia e Shqipërisë 1912-2000. Tiranë: SHBLU. 2007, f. 127
2 K..Dervishi, Historia e shtetit shqiptar 1912-2005, Tiranë: 55, 2006, f. 124.
3 Drita, 16 janar 1921, f. 4 “ Ligla per zgjedhjen e deputeteve”
4 T. Zavalani, Histori e Shqipnis, Botim i 2-të, Tiranë: Phoenix, 1998, f. 272
5 Drita, 3 janar 1921, f. 2, “ Ligji i zgjedhjeve
6 Po aty, 16 janar 1921, f. 2 “ Rreth zgjedhjeve”
7 K. Dervishi, Histori e shtetit shqiptar..., f. 124

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT