Menaxhimi i performancës së punonjësve në zonën e Kllokotit
Author | Ardian Ramadani |
Position | Universiteti Europian i Tiranës |
Pages | 176-180 |
176
Vol. 2 No. 3
January, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Menaxhimi i performancës së punonjësve në zonën e Kllokotit
Ardian Ramadani
Universiteti Europian i Tiranës
Abstrakti
Në ekonominëe tanishme, shumë organizata përpiqen që në mënyrë efi ciente ti përdorin
asetet e kompanisë duke i kushtuar një vëmendje të posacme kapitalit njerëzor. Një prej
aseteve më të rëndësishme dhe që ndikon shumë në performancën e organizatës janë edhe
burimet njerëzore, pikërisht për këtë arsye unë kam zgjedhur të studioj se cilët nga elementet
e menaxhimit të performancës ndikojnë në performancën e punonjësve.
Jam përpjekur që në bazë të të dhënave parësore dhe dytësore të gjej lidhje, nëse kjo ekziston,
ndërmjet performancës së punonjësve dhe sistemit të menaxhimit të performancës. Së pari jam
marrë me analizën e literaturës dhe kam shqyrtuar mendimet dhe studimet e shkencëtarëve
të fushës së njëjtë të menaxhimit. Nëpërmjet kësaj analize kam mundur të nxjerrë në pah
konkluzionet e tyre dhe fushat e studimit në të cilat ata janë fokusuar. Pasi do të fl asim për
sistemin e menaxhimit të performancës dhe përkufi zimin e t̀ , do të fl asim për komponentët e
kët̀ sistemi dhe ndikimin që kanë ata tek performancën e punonjësve.
Për sa i përket metodologjisë, unë kam përdorur të dhëna parësore dhe dytësore të mbledhura
nga menaxherët dhe punonjësit e banjës. Duke qenë se menaxhmenti i banjës bënë analiza të
përvitshme mbi punonjësit dhe mënyrën se si ata ndihen në vendin e punës unë kam marrë të
dhënat e mbledhura prej tyre dhe i kam analizuar, të cilat më pas i kam paraqitur në formën
grafi kedhe tabelare për të vërtetuar një gjë të tillë.
Fjalë kyçe: sistemi i menaxhimit të performancës, performanca e punonjësit, menaxhimi i
burimeve njerëzore, efi çienca.
Hyrje
“Menaxhimi i burimeve njerëzore është procesi i tërheqjes, zhvillimit dhe mbajtjes së
një force pune të talentuar dhe energjike për të mbështetur misionin, objektivat dhe
strategjitë organizative” (Schermerhorn, 2001: 23).
Menaxhimi i performancës është një proces, i cili fokuson punonjësin në mënyrë të
tillë, që të kontribuojë në arritjet e objektivave të organizatës dhe për një organizatë
biznesi është e domosdoshme. Sistemi i menaxhimit të përformancës është një nga
llojet e formave të menaxhimit të performancës.
Mbikqyrësit dhe menaxherët janë përgjegjës për menaxhimin e performancës së
punonjësve të tyre. Çdo politikë organizative duhet të përcaktojë se si do të zbatohet
sistemi i menaxhimit të performancës. Organizatat duhet të përshtatin praktika të
menaxhimit të performancës, të cilat janë në përputhje me kërkesat e këtyre politikave
dhe që përshtaten më mirë me natyrën e punës dhe misionin e organizatës. Për këtë
arsye, është e rëndësishme që ky kërkim të drejtohet, ose kërkimet e mëparshme të
zgjerohen, për të kuptuar eksperiencat e punonjësve dhe perceptimin e menaxhimit të
performancës dhe sistemit të vlerësimit, me qëllim ngritjen e një sistemi performance
të plotë e të kuptueshëm. Është e rëndësishme që punonjësit dhe menaxherët të
To continue reading
Request your trial