Mësonjëtorja e shekullit XXI në trojet shqiptare

AuthorRamadan Beqiri
PositionSHMU 'Xhavit Ahmeti' Prishtinë
Pages329-335
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
329
Mësonjëtorja e shekullit XXI në trojet shqiptare
Dokt. Ramadan Beqiri
SHMU “Xhavit Ahmeti” Prishtinë
Abstra kt
Të mësuarit asnjëherë nuk mund të themi se ka arrit pikën më të lartë të zhvillimit. Me gjithë
përpjekjet e vazhdueshme që cilësia e tij të rritet gjithnjë e më shumë, në vitet e fundit, pikërisht në
llim vitet e shekullit XXI, kemi një kthesë të madhe në metodat e reja të të nxënit që po pushtojnë
botën. Në trojet tona, të mësuarit, gjithnjë ka qenë një nga sdat më të mëdha me të cilën është
përballë trungu ynë kombëtar. Nën okupim dhe nën represione të panumërta, shtylla e arsimit,
asnjëherë nuk është dorëzuar por ka mbijetuar. Falë gjithë atyre sakricave sot, mburremi me 7
Marsin – Ditën e Mësuesit, që festohet anembanë trojeve shqiptare. Mësonjëtoret e para me hapa
gjigantë po llonin punën e tyre, për të hapur dritare të vockla, e të cilat sollën dritë edhe deri në
ditët e sotme. Edhe bota po përballet me sda të reja të të mësuarit. Teknologjia informative po
zhvillohet me hapa gjigantë, ajo po sjell gjithnjë e më shumë pajisje të reja të cilat po hapin shtigje
të reja të të nxënit. Ekspertët e arsimit nuk po rrinë duarkryq, por vështirësitë për të gërmuar aq sa
është e nevojshme nuk po ia dalin. Mësonjëtoret e shekullit XXI, janë sdat të cilat do të na bëjnë
të pa epur përballë zhvillimeve të hovshme të shoqërisë.
Në këtë punim jam përpjekur që në mënyrë konkrete të shtjellojë kërkesat themelore të krijimit
të mësonjëtoreve të shekullit XXI. Ato janë imperativ i kohës dhe sdë e ekspertëve që të punojnë
me inercion të shtuar ngase zhvillimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit po bën
ndryshime rrënjësore në metodologjitë e reja të të nxënit.
Fjalë kyçe: Shkollat tradicionale, mësonjëtoret bashkëkohore, të mësuarit online, teknologjia 3D,
mësimi joformal.
Hyrje
Shkollat tona janë të vjetra sa edhe vetë njerëzimi. Ato gjatë historisë kanë qenë të formateve
të ndryshme. Fëmijët janë mësuar të asin e të punojnë nga prindërit, rrethi familjar, e
tek më vonë është arrit të kemi organizime të të mësuarit në formë mësonjëtoresh. Dihet
se tokat tona stërgjyshore ishin nën kthetra të pushtuesve të ndryshëm. Armiqtë nga
më të ndryshmit, pikësynim të parin kishin mos shkollimin tonë. Arma më e fuqishme
kundër tyre ishte hapja e shkollave. Ndaj me forcë gjithnjë tentuan të mbajnë këtë popull
të robëruar vetëm e vetëm të mos shkollohet.
Sot me krenari festojmë Ditën e Mësuesit – 7 Marsin. Kjo ditë, së paku njihet, si më
zyrtare deri më tani, për llimin e organizuar të mësimit me komplet tiparet e shkollës së
kompletuar. Ndërsa vitet po kalojnë dhe gjithnjë po përballemi me kërkesa e nevoja të reja
që shkollat tona të të gjitha niveleve të jenë në një shkallë me ato të botës së civilizuar. Por
zhvillimi i hovshëm i teknologjisë informative, ka bërë që brenda vitit të paraqiten nevoja
të ndërhyrjeve në metodologjitë e të mësuarit, ndryshime dhe plotësime në kurrikula të
arsimit, si dhe botime e ribotime të teksteve shkollore me standarde të reja.
Të mësuarit me metoda të reja, nëpërmjet akademive virtuale në shikim të parë duket se
janë klishe, por vërtetë ato po sjellin ndryshime rrënjësore. Të mësuarit në shekullin XXI,
gjithnjë e më shumë po i kushtohet rëndësi e nivelit më të lartë. Zhvillimi permanent i TIK,
po bën që shoqëria të ndihet gjithnjë e më afër, jo vetëm brenda një shteti por anembanë
rruzullit tokësor. Jeta gjithnjë po bëhet më dinamike ndërsa kërkesat për reforma në arsim

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT