Metodat speciale të hetimit si mjet për parandalimin e krimit

AuthorDesart Avduli
PositionUniversity of Tirana
Pages525-533
525
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Metodat speciale të hetimit si mjet për parandalimin e krimit
PhD (C.) Desart Avduli
University of Tirana
Abstrakt
Ne kete punim kam trajtuar metodat speciale te hetimit dhe ceshtjet kryesore qe lidhen
me metodat speciale te hetimit ne krimet ne fushen e antidroges. Kur ka nisur aplikimi
per here i pare te ketyre metodave ne Shqiperi, si dhe ndryshimet e rendesishme qe
ndodhen ne fushen e organizimit dhe ristrukturimit te punonjesve te policise ne vendet
e zhvilluara per te perodorur keto metoda te reja pas viteve 1991.
Duke perdorur keto metoda organet kopetente e kane me te thjeshte zbulimin e autoreve
te veprave penale dhe identifikimin e tyre si dhe zbulimin e rrjeteve ne te cilen ata
ushtrojne veprimtarine e tyre kriminale duke ju referuar raportit vjetor te Policise se
Shtetit duke sjelle shembuj te deshmive te operacioneve
Në këtë punim analizohet realiteti shqiptar ne raport me zhvillimin e metodes se policise
se infiltruar ne ceshtje konkrete dhe problemet qe hasen duke ju referuar raportit vjetor
te Policise se Shtetit duke sjelle shembuj te deshmive te operacioneve.
Pyetjet kërkimore të ngritura për ti dhënë përgjigje çështjeve të trajtuara në këtë punim
janë:
- Perse perdoren metoda speciale te hetimit dhe cili eshte qellimi i tyre ne luften
kunder trafikut ndekombetar te lendeve narkotike?
- Cilet janë elementet e metodave speciale te hetimit, kriteret qe duhet te mbahen
parasysh per perdorimin e ketyrave metodave ne fushen e antidroges?
- Kur mund te behet infiltrimi dhe cilet jane personat qe mund te infiltrohen ( bazuar
ne nenet perkatese te kodit te procedures penale) dhe udhezimit te perbashket te
prokurorit te pergjithshem?
- Cilat jane problemet qe hasen ne rastet e perdorimit te kesaj metode?
- Perse perdoren metodat speciale te hetimit dhe qellimi i tyre?
1. Njohja me metodat speciale të hetimit dhe kuadrin ligjor të tyre
“Metodat speciale të hetimit”, të përdoruar nga punonjës të ndryshëm të policisë që
punojnë në struktura e funksione të ndryshme kanë rëndësinë më të madhe në
parandalimin e krimit në cdo vend të botës ndaj dhe shteti jonë është fokusuar në
shtimin e këtyre metodave që në kohën e krijimit të policisë.
Aplikimi i këtyre metodave ka filluar në vitin 2003 dhe konkretisht në këtë vit është
realizuar operacioni i parë i dorëzimit të kontrolluar ndërkombëtar (Inicuar nga
DEA.)
Aplikimi i këtyre metodave kërkonte një trajnim të vecantë që në vendin tonë nuk
kishte persona të trajnuar për këtë qëllim. Trajnimet e para u bënë nga specialistë
amerikanë të DEA-s. Gjithashtu për realizimin e këtyre operacioneve kërkohen edhe
një sërë paisjesh logjistike të vecanta, që në atë kohë nuk disponoheshin nga policia.
Duke filluar nga viti 1991, pas futjes së Shqipërisë në rrugën e proceseve demokratike
kanë ndodhur disa ndryshime të rëndësishme në fushën e organizimit dhe

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT