Modele statistikore në analizën e papunësisë së Republikës së Shqipërisë

AuthorSonila Zerelli - Jehona Gjermizi - Blerim Kola
PositionLecturers at the 'Aleksandër Moisiu' University, Durres, Albania
Pages337-347
337
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
Modele statistikore në analizën e papunësisë së Republikës së Shqipërisë
Msc. Sonila Zerelli
Lecturer at the “Aleksandër Moisiu” University, Durres, Albania
Msc. Jehona Gjërmizi
Dr. Blerim Kola
Lecturer at the “Aleksandër Moisiu” University, Durres, Albania
Abstrakt
Numri i të papunëve afatgjatë në Shqipëri u rrit dukshëm gjatë fillimit të viteve 1992 dhe
u rrit përsëri gjatë viteve 1998-1999. Qysh nga 1994-1995 dhe mbas vitit 1999 deri në
2006 numri është ulur në mënyrë të vazhdueshme.
Në kohët e fundit gjatë forcimit të ekonomisë Shqipëria ka bërë të mundur që një numër
i konsiderueshëm të papunësh afatgjatë të fitojnë pune.
Pjesa e papunësisë totale që llogaritet si papunësi afatgjatë ka arritur rreth 13% në
Shqipëri që nga 2006 dhe ka qenë vazhdimisht më e ulët se ajo e 20 viteve të kaluara.
Renia e papunësisë afatgjatë në Shqipëri ka qenë më e larta ndërmjet meshkujve, ndërmjet
personave 25-44 vjeç dhe në zonat më ekonomi më të zhvilluar dhe numër popullsie më
të madh.
Kur klasifikohët sipas karakteristikave social-demografike, analiza tregon që të papunët
afatgjatë në Shqipëri mund të grupohen në 6 klastera të dallueshme.
Fjalë kyçe: Shqipëri, Papunësia, Modele statistikore.
Hyrje
Për pjesën më të madhe të njerezve në moshë pune, mundësia më e madhe Për të
marrë pjesë në forcën punëtore siguron bazën për mirëqënien ekonomike dhe
personale. papuësia jo vullnetare, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër kohë ka
mundësi të reduktojë standartin e jetësës se një personi dhe të imponojë vështirësi
financiare të konsiderushme. Pasojat negative ekonomike dhe sociale të të qenit i
papunë tentojnë të rriten më zgjatjen e papunësisë . Në vazhdim, ata që
eksperimentojnë një periudhë të zgjatur të papunësisë kanë më pak mundësi të
merren si punonjës të ardhshëm të nevojshëm Për momentin, ose të kuptueshëm,
kanë erozion aftësish dhe mungesë njohurish profesionale bashkëkohore.
Papunësia afatgjatë mund të mos shkaktoje vetëm varferi, por gjithashtu lidhet më
pasojat sociale të cilat perfshijne probleme shendetesore, humbje të besimit në vete,
bashke më stresin në familje, fëmijët dhe në marredheniet e tjera. Sipas një mbikqyrjeje
të kryer nga Keshilli Shqiptar i Sherbimeve Sociale (KSHSHS), të papunët Për një
periudhë të gjatë mund të vuajnë gjithashtu nga izolimi social dhe një paaftesi Për
të marrë pjesë në jetën në komunitet. papuësia afatgjatë nuk është vetëm një problem
që shqetëson komunitetin, por është gjithashtu një problem ekonomik dhe politik

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT