Mungesa e mundësive të femrave në fushën e Teknologjisë Informative dhe komunikimit - rasti i Kosovës

AuthorAfërdita Çekaj- Thaçi
PositionEconomic Sciences-Management Information Systems, European University of Tirana
Pages281-292
281
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
Mungesa e mundësive të femrave në fushën e Teknologjisë Informative
dhe komunikimit – rasti i Kosovës
MSc. Afërdita Çekaj- Thaçi - PhD (C)
Economic Sciences-Management Information Systems, European University of Tirana
Abstrakt
Zhvillimet e fundit të teknologjisë informative në botë, kanë krijuar një ambient të ri në
sektorin e prodhimit dhe shërbimit të TIK-ut. Zhvillimet në infrastrukturë kanë bërë që
shtetet e zhvilluara të zhvillojnë strategji të ndryshme në rritjen e prodhimit hardverik
dhe softverik në mënyrë që të stimulojnë rritje ekonomike. Shumë shtete nga e gjithë
bota, përfshirë edhe ato më pak të zhvilluara, fuqishëm po investojnë në fushën e TIK-ut
si një fushë e re e cila po ndryshon dhe po lehtëson mënyrën e jetesës. Bashkimi Europian
– BE ka zhvilluar një strategji të ndarjes së fondacioneve në fushën e TIK-ut në mënyrë që
të stimuloj kërkimet në këtë fushë shumë të rëndësishme. Kosova, si një ndër shtetet më
të reja në botë, me shumë mund ka arritur të integrohet në këto shpikjet e fundit të TIK-
ut. Për shembull, implementimi i teknologjisë 3G apo 4G në Kosovë, është shumë i
vonshëm në krahasim me shtetet tjera më të zhvilluara. Ky hulumtim shkencor do të
analizoj barrierat kryesore që ndikojnë negativisht në pjesëmarrjen e femrave dhe grave
në fushën e teknologjisë informative. Në bazë të këtyre barrierave janë rekomanduar
disa sygjerime në mënyrë që të rritet pjesëmarrja e femrave dhe grave në fushën e TIK-ut.
Fjalët kyçe: teknologjia informative, gratë, femrat, zhvillimi ekonomik, integrimi.
Hyrja
Përderisa tregu i Teknologjisë Informative dhe Komunikimit - TIK në Kosovë është
në rritje të vazhdueshme, industria e TIK si dhe bizneset e saj pritet të rriten në
nivel lokal dhe regjional. Këto biznese përfshijnë shërbime të internetit, zhvillim
softwerik, riparime dhe mirëmbajtje, trajnime dhe certifikime, etj. Sektori i TIK ende
nuk i ka shfrytëzuar të gjitha potencialet e tij në Kosovë, prandaj angazhimi i
femnrave apo grave në këtë industri është i domosdoshëm në arritjen e nivelit më të
lartë të shrytëzimit të TIK-ut në Kosovë (Berisha, 2013). Në nivelin global, interesimi
i grave në këtë fushë është duke u rritur gradualisht. Përvec kësaj, ato kanë arritur
rezultatë jashtëzakonisht të mira duke e zhvilluar botën e teknologjisë. Këto
zhvillime teknologjike po arrihen përmes përkrahjes së bizneseve të ndryshme të
cilat po ndikojnë edhe në ngritje të nivelit ekonomik të një shteti (Qafa, 2014). Edhe
pse këto zhvillime teknologjike nga gratë janë në rritje të vazhdueshme, ende ka
probleme të dukshme në këtë industri. Bazuar në një raport të “Broadband
Commission Working Group”, rreth 200 milion gra në të gjithë botën nuk kanë
qasje në internet. Pritet që në vitin 2016 ky numër të rritet deri në 350 milion. Nga
ky raport mund të kuptojmë se trajtimi i gruas në këtë industri është shumë i dobët
dhe se ky problem i grave në TIK po rritet dukshëm (Women in Tech, 2013).

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT