Muzika dhe shoqëria

AuthorIlir Ramadani
PositionUniversiteti Europian i Tiranës
Pages140-145
140
Vol. 2 No. 3
January, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Muzika dhe shoqëria
Ilir Ramadani
Universiteti Europian i Tiranës
Abstrakt
Arti muzikor është i drejpërdrejt, i pasqyruar me tinguj që janë të pëlqyer për njeriun, argëtues
në njërën anë dhe mobilizues e identi kues i shoqërisë. Arti të bënë të jesh person i dalluar
në kohën e globalizmit që po jetojnë, por njëkohësisht është bashkues dhe urë lidhëse midis
popujve.Muzika ndikon në formimine karakterit individualdhe kolektiv, duke gjetur rrugën e
saj plotë emocion përmes shfaqjes së tingujve muzikor në të gjitha etapat e zhvillimit të njeriut.
Gjuha muzikore është abstrakte për ta kuptuar, por ne jemi të rrethuar me tinguj që i kuptojmë
ose nuk i kuptojmë.Niveli i zhvillimit individual muzikor na bënë të mundur ta kuptojmë
muzikën dhe të komunikojmë përmes saj.
Muzika pa dallim është për të gjithë. Atë e ndjejnë muratori e blegëtori, i riu e plaku, i sëmuri,
i shëndoshi, mësuesi e mjeku. Arti muzikor është i kategorizuar sipas zhvillimit profesional
të njeriut,aishërbenpër të shprehur ndjenjat dhe emocionet, mundëson shprehjen kreative në
cilindo gjendje shpirtërore që gjendet njeriu. Tingujtë kanë fuqinë depërtuese dhe shprehëse
që në të vërtetë nuk mund t’a gjejmë tek artet tjera.
Arti folklorik është shumë lehtë i kuptueshëm dhe i pranueshëm, sepse është përcjell brez
pas brezi. Arti popullor është i ndjeshëm dhe i përjetuar çdo ditë me dinamikën e zhvillimit
shoqëror, kurse arti profesionist që të kuptohet, njeriut i nevojitet shkollim profesional
muzikor.
Fjalët kyçe: Art, emocione, përjetim, shoqëria, tinguj muzikor.
Hyrje
Muzika ka luajtur rol të rëndësishëm në procesin e zhvillimit shoqëror të çdo civilizimi.
Qysh në Greqinë e lashtë, muzika kishte vend prioritar në mesin e arteve të tjera.
Krahas matematikës, poezisë dhe lozo së, muzika ishte lëndë kyçe në zhvillimin
e shtetit. Në lozo në e Platonit dhe të Aristotelit, ajo u tregua si një mjet shumë i
rëndësishëm pedagogjik e politik. Rolin që e kishte muzika në procesin edukativ dhe
arsimor tek të rinjët e hasim edhe në thënjen e Platonit: “Muzika meret me të bukurën
e sferës së tingujve, vetëm njerëzit e mirë mund ta gjejnë kënaqësinë në të bukurën”.
Në kulturën e Kinezëve, në Egjipt, në Greqi e vende tjera muzika paraqitet si faktor
në ndikimin e formimit të karakterit të të rinjëve.
Unë do t’u mësojë fëm̀ ëve muzikën, zikën dhe lozo në; por më e rëndësishmja
është muzika, për model muzika dhe të gjitha artet janë çelësat e të mësuarit” thoshte
Platoni. Kurse, Aristoteli konsideronte se muzika ka një fuqi në formimin e karakterit
dhe për këtë arsye duhet të futet në edukimin e të rinjëve. Edhe Platoni ishte i
mendimit që “muzika është një element përcaktues i karakterit”.Njeriu në hapësirën
globale ka qenë dhe është pjesë e situatave të ndryshme, ku edhe arti - pjesë e jetës së
t̀ nuk është i ndarë prej t̀ , porpërjetohet dhe konceptohetsipas shkallës së zhvillim it
të njeriut duke qenë në gjendje të marrë mesazhin që lanson arti. “Arti përfaqëson
formën më të lartë të kr̀ imtarisë estetike dhe shërben si pikë referimi për të gjitha

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT