Muzika pianistike pas viteve 90'

AuthorAna Kaçinari
PositionUniversiteti i Arteve, Tiranë
Pages152-156
152
Vol. 3 No. 1
May, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Muzika pianistike pas viteve 90’
Ana Kaçinari
Universiteti i Arteve, Tiranë
Pas viteve 90’ proceset transformuese përfshinë sigurisht edhe artin muzikor e
së bashku me të edhe muzikën pianistike. Së pari ndryshoi qëndrimi estetik mbi
vetë artin muzikor, ndryshoi statusi i kompozitorit në raport me lirinë krij uese, me
publikun dhe me për timet ekonomike. Konkretisht, muzikantët lluan të ndjenin
nevojën për grupime në Shoqata që do të organizonin shfaqjen e krij imtarisë së tyre
dhe do të krij onin risorse të ardhurash.
Studiuesi As. Prof Nestor Kraja shkruan kështu në librin e tij për këto llime:
Fillimi i viteve ’90, i mbarsur me ngjarje historike radikale poliedrike, përbën në zhvillimin e
historisë së krij imtarisë muzikore një lloj ku ri, për mbylljen e një epoke rritjeje të ndrydhur
dhe njëkohësisht llimin e zhvillimeve të lira muzikore.
Ky ndryshim i madh, me shpejtësinë që ndoqën ngjarjet politike nuk mundej të mos mpinte,
të paktën për një moment, zhvillimet muzikore shqiptare. Dhe ishte e natyrshme stepja:
ndryshimet hapësinore tridimensionale kërkonin një startim të ri, një moment përqëndrimi
për të hyrë në udhët e reja, që edhe vetë ato të stepnin me shumllojshmërinë e tyre. Kur kujtoj
atë periudhë, nuk di pse menjëherë më shkon mendja tek vepra “Agorofobia “ e Sokol Shupos,
së cilës mja on kjo e vërtetë e madhe për ti dhënë vlerë.
Një nga momentet kryesore historike të llimit të viteve 90’ është krij imi i fondacionit
“The Albanian Musicians Trust” më 1991, dhe koncertet me veprat më të mira të
konkursit të krij imtarisë, organizuar nga ky Fondacion të kryesuar nga June Emerson
dhe Ledi Caroline Legare në bashkëpunim të ngushtë me kompozitorin Feim
Ibrahimi.
Duke komentuar këtë koncert N. Kraja shkruan:
Në koncert ravij ëzohen dy tendanca krij uese: tradizionale dhe novatore. Artistët e drejtimit të
parë, shumica e të cilëve kanë meritën e hedhjes së bazave dhe zionomisë së muzikës sonë
kambëtare, hezitonin në pritje të drejtimeve të reja të pashmangshme muzikore, të përqafuara
nga të dytët, të cilët kërkonin me çdo mjet të arrinin kohën e humbur.
Ky proçes re ektohet nga tendenca për eksperimentim muzikor por akoma në përgjithësi i pa
bazuar mbi njohjen e plotë teorike të problemeve, por që sidoqo ë
ravij ëzon një rrugë të vrullshme drejt tyre.4
Në janar të vitit 1994 u krij ua “Shoqatës së Muzikës së Re Shqiptare” e cila përmblodhi
në gjirin e saj instrumentistët dhe kompozitorët më të njohur të vendit.
Në Maj të vitit 1994 Shoqata “Muzika e Re Shqiptare” organizon Festivalin e parë
Kombëtar të Krij imtarisë së re me pjesmarrjen e forcave më të mira të vëndit në gjinitë
e muzikës instrumentale, ku u ekzekutuan dhe vepra pianistike,
Po atë vit kompozitori Sokol Shupo organizon me shoqatën e tij si Seksioni Shqiptar
i ISCM Festivalin “Ditët e Muzikës së Re ‘94”, i cili megjithëse ishte konceptuar si
ballafaqim i kulturave Evropiane, kishte në vetvehte edhe një natë me muzikë
të krij uesve shqiptarë. Këto dy Shoqata udhëhoqën për më shumë se një dekadë
jetën artistike moderne në vend duke u shndërruar në propaganduesit më të mirë
të muzikës së shekullit dhe njëkohësisht dhe të kompozitorëve e instrumentistëve

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT