Ndërmjetësimi sipas legjislacionit procedural të Republikës së Kosovës

AuthorUran Zogaj
Pages309-320
309
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
Ndërmjetësimi sipas legjislacionit procedural të Republikës së Kosovës
LL.M. Uran Zogaj
Abstrakt
Instituti i ndërmjetësimit është përdorur që 4000 vjet dhe është i vjetër sa kodet më të
vjetra të shkruara, sigurisht në mënyrë dhe formë të paorganizuar dhe të panormuar.
Në kohën bashkëkohore, ai përbën një metodë të zgjidhjes alternative të
mosmarrëveshjeve, e cila po zbatohet mjaft shumë në praktikën gjyqësore, përkatësisht
atë jashtë gjyqësore. Sikurse në shumicën e vendeve bashkëkohore, ky institut përcaktohet
dhe parashihet me ligj të posaçëm edhe në Republikën e Kosovës, duke përcaktuar çështjet
fundamentale lidhur me ndërmjetësimin.
Në të vërtetë ndërmjetësimi në Kosovë në një formë të vjetër dhe jo të organizuar mirë e
hasim qysh në Kanunin e Lekë Dukagjinit. Me këtë Kanun parashihej një mënyrë e
zgjidhjes së mosmarrëveshjes në formë të “pajtimit të gjakut”, duke paraparë mundësinë
e ndërhyrjes së dëshmitarëve të viktimës dhe përfshirjen e personave apo grupeve me
qëllim të zgjidhjes së konfliktit në mënyrë joformale. Më tutje ndërmjetësimi si institut,
përkatësisht si lloj i procedurës së veçantëështë paraparë në kuadër të Kodit tëpërkohshëm
tëprocedurës penale të Kosovës të vitit 2004, duke përcaktuar mundësinë e procedurës
së ndërmjetësimit në procedurë penale. Pastaj lidhur me ndërmjetësimin është miratuar
Ligji për ndërmjetësim i Kosovës i vitit 2008, me të cilin përcaktohen çështjet elementare
që kanëtë bëjnëme nocionin e ndërmjetësimit, parimet, subjektet, procedurën e
ndërmjetësimit dhe çështjet tjera lidhur me këtë institut. Po ashtu,mundësia e
ndërmjetësimitështë përcaktuar me Kodin e drejtësisë për të mitur të vitit 2010, duke
paraparëzbatimin e tij ndaj të miturve, sipas parimeve të përcaktuara me këtë Kod dhe
Ligjin konkret. Ky institut është paraparë edhe në kuadër të Ligjit për procedurën
kontestimore të Kosovës të vitit 2008.
Fjalë kyçe: Ndërmjetësimi,Ligji për ndërmjetësim, procedura e ndërmjetësimit,
ndërmjetësuesi, palët.
Hyrje
Instituti i ndërmjetësimit është bërë një formë shumë e shpeshtë e zgjidhjes alternative
të mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve në konflikt në shumicën e vendeve
bashkëkohore, e po ashtu edhe në vendin tonë. Pasi që Ligji për ndërmjetësim në
Republikën e Kosovës përbën instrumentin kryesor me të cilin përcaktohet
ndërmjetësimi në mënyrë të veçantë dhe dispozitat e të cilit do të zbatohen në rast të
zgjidhjes së ndonjë konflikti nëpërmjet këtij instituti, do të trajtojmëdispozitat e
këtij Ligji në mënyrë të detajuar dhe më konkrete, ku do të trajtojmë nocionin e
ndërmjetësimit, qëllimin e Ligjit për ndërmjetësim, parimet e ndërmjetësimit,
zhvillimin e procedurës së ndërmjetësimit, dispozitat lidhur me ndërmjetësuesin
dhe disa aspekte të tjera. Në këtë drejtim, nuk do lëmë anash Kodin e mirësjelljes së
ndërmjetësuesve të Kosovësdhe disa rregullore të veçanta që janë miratuar nga ana
e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me ndërmjetësimin.
Pastaj, do të shqyrtojmë procedurën e ndërmjetësimit në procedurë penale,
ndërmjetësimin në procedurë ndaj të miturve dhe në fund në procedurë kontestimore.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT