Ndihma juridike në procesin penal ne Republiken e Kosoves
Author | Taulant Bajrami |
Pages | 107-115 |
107
Vol. 3 No. 1
May, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Ndihma juridike në procesin penal ne Republiken e Kosoves
Taulant Bajrami
Hyrje
Ndihma juridike është një nga të drejtat kryesore të të pandehurit e cila si e tillë është e garantuar
edhe me anë të Kushtetutës, e cila paraqet të drejten më të rëndësishme në procedurën penale,
respektimi i së cilës paraqitet si garantuese e ligjshmërisë të vendimeve gjyqësore dhe është
kusht kryesorë pa respektimin e së cilës nuk mund të përmbushen presmisat për një gjykim
të drejtë dhe të paanëshëm.
Respektimi i kësaj të drejte paraqet nivelin e demokratizimit të një shtet, ngase mbrojtja
juridike nuk është vetëm në interest të individit ndaj te cilit zhvillohet procedura penale por
është në interes të përgjithshëm të shoqërisë dhe shtetit.
Qëllimi kryesor i kësaj të drejte është nxjerrja e një aktgjykimi të drejtë dhe të ligjshëm në
procedurën penale, gjë që arrihet vetëm pas një pune shumë komplekse të organeve që e
zhvillojnë procedurën penale e në të cilat vërtetohen saktësisht faktet më të rëndësishme
për nxjerrjen e një vendimi të ligjshëm dhe konstatimin e së vërtetës material. Në pozitën
e të pandehurit shpeshëherë paraqiten perosnat të cilat nuk kanë njohuri mbi këto procese
juridike, dhe të cilët gjatë procedurës duhet të përballen edhe me palëm paditëse të cilët janë
profesionistë juridike. Prandaj me që i pandehuri nuk ka përgaditje juridike, do të jetë shumë
më efektive ushtrimi i funksionit të mbrojtjes nga ana e avokatit, i cili mund ta përfqësojë
të pandehurin gjatë gjitha fazave të procedurës penale dhe mund të ndërrmarrë vetëm ato
veprime procedurale të cilat janë të autorizuara nga ana e të pandehurit
Qëllimi i punimi është njohja dhe analizimi i kuadrit ligjor vendor dhe ndërkomtar që
parashikon dhënien e ndihmës ligjore, fushat dhe individët që mund të përfi tojnë, procedurat
për caktimin e avokatit falas, rolet e ndryshme që kanë institucionet e përfshira. Punimi është
i ndarë në dy pjesë ku fi llimisht në pjesën e parë fl itet për standardet ndërkomtare në fushën
e ofrimit të ndihmës juridike, ndërsa në pjesën e dytë fl et për legjislacionin penalë në Kosovë
i cili garanton këtë të drejtë.
I. Aktet ndërkomtare të cilat përcaktojnë detyrimet e shtetit në fushën e
ndihmës juridike penale
Një sërë aktësh ndërkomtare kanë përcaktuar parimet themelore dhe kriteret mbi
të cilat ofrohet ndihma juridike. Si aktë të tilla ndërkomtare janë disa prej akteve të
Kombeve të Bashkuara si Konventa Ndërkomtare për të Drejtat Civile dhe Politike
pastaj aktet e Këshillit të Evropës si Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Karta
Evropiane e të Drejtave Themelore e Bashkimit Evropian si dhe disa raste gjyqësore
të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Standardet e Kombeve të Bashkuara përcaktojnë disa garanci minimale ndaj
një personi i cili akuzohet për një vepër penale, të cilat përcaktojnë se i akuzuari duhet
të jetë i pranishëm gjatё procesit dhe tё mbrohet vetё ose nëpërmjet njё mbrojtёsi tё
zgjedhur prej tij . Nё qo ё se nuk ka mbrojës, duhet tё informohet pёr tё drejtёn e
tij qё tё ketё njё tё tillё dhe, kurdoherё qё e kёrkon interesi i drejtёsisё, atij duhet t’i
caktohet njё mbrojtës falas në cilindo rast nёse ai nuk ka mjete pёr tё paguar.1 Pra siç
> Konventa ndërkomtare për të Drejtat Civile dhe Politike e OKB-së, Neni 14, paragrafi 3, pika d.
To continue reading
Request your trial