Ndikimi i aplikimit të CRM dhe IT në Kompanitë e Sigurimeve në Shqipëri

AuthorVioleta Neza
PositionMarketing Department, Faculty of Business, University 'Aleksander Moisiu'
Pages321-328
321
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
Ndikimi i aplikimit të CRM dhe IT në Kompanitë e Sigurimeve në
Shqipëri
MSc. Violeta Neza
Marketing Department,
Faculty of Business,
University “Aleksander Moisiu”
Abstrakt
Ky artikull hulumton ndikimin e CRM në mbajtjen e konsumatorëve në Kompanitw e
Sigurimeve në Shqipëri. Të dhënat primare janë grumbulluar duke përdorur një pyetësor të
strukturuar me pyetje që kanë të bëjnë me IT dhe CRM , ndikimin e tyre në besnikërinë e
konsumatorit ndaj një kompanie sigurimesh në Shqipëri . Të dhënat dytësore janë analizuar
duke përdorur të dhënat e publikuara nga AMF ( Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ) .
Gjetjet e studimit përcaktojnë se IT dhe CRM do të ndikonin pozitivisht në besnikërinë
e klientëve të kompanive të sigurimeve . Nëse kompania e sigurimeve ruan marrëdhëniet
me klientët e saj , besnikëria e konsumatorëve ndaj kompaninsë do të rritet ,prandaj, një
aplikim i CRM dhe IT do të rrisë besnikërinë e konsumatorit.
Fjalë kyçe: CRM, IT, Kompani sigurimesh, Shqipëri.
Hyrje
Shqipëria karakterizohet nga një treg financiar sigurimesh relativisht i vogël nga
pikëpamja e numrit të shoqërive që veprojnë në treg dhe vëllimit total të primeve të
shkruara bruto.
Gjatë vitit 2014 tregu shqiptar i sigurimeve pati një rritje të ndjeshme nga pikëpamja
e vëllimit total të primeve të shkruara bruto të cilat kapën shifrën 11.62 miliardë
lekë, duke u rritur me afro 36.15% krahasuar me vitin 2013 dhe me një rritje mesatare
në pesë vitet e fundit prej 8.95%. Nga pikëpamja e numrit të shoqërive vepruese në
këtë treg, gjatë vitit 2014, kishte një zvogëlim të tyre që erdhi nga bashkimi me
përthithje i dy shoqërive të sigurimeve, në një të vetme.
Aktivet në tregun e sigurimeve në fund të shtatorit 2014 krahasuar me 31.12.2013,
u rritën me 2.28 miliardë lekë ose 10.27%, me një ritëm rritjeje më të lartë se vitet e
mëparshme. Rritja e aktiveve të tregut të sigurimeve reflektohet në rritjen e
investimeve likuide si depozita në institucione krediti dhe bono thesari në masën
13.6%. Gjithashtu, rritje kanë pësuar edhe zërat si debitorë, parapagime e të ardhura
të llogaritura dhe provigjoni teknik i risiguruesit. Investimet në depozita në
institucione krediti dhe bono thesari dominuan në totalin e aktiveve të shoqërive të
sigurimit me 46.58%( www.amf.gov.al )
Një kompani që e dëshiron suksesin në tregun global të sotëm konkurrues , ku
konsumatorët janë fuqizuar dhe erozioni në besnikërinë ndaj markës është në rritje,
dotë duhet të fokusohet në menaxhimin e marrëdhënieve me konsumatorët (CRM).
Menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorët ( CRM ) i mundëson organizatave
një shërbim të shkëlqyer në kohë reale të konsumatorëve nëpërmjet përdorimit efektiv
të informacionit individual (Kotler&Keller 2006 ,Marketing Management (12 edition

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT