Ndikimi i brendit në vendimmarrjen konsumatore gjatë procesit të blerjes online

AuthorGranit Baca
Pages109-113
109
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Vol. 6 No.1
May, 2020
Ndikimi i brendit në vendimmarrjen konsumatore gjatë procesit të blerjes
online
Granit Baca
Abstrakt
Brendi zë një vend të rëndësishëm në përmisimin e performancës së biznesit. Ajo përdoret si një
element timprurës, si dhe për të kr uar avantazh konkurrues në treg. Sot, konsumatorët janë
të ndikuar drejtpërdrejt nga markat e prodhuesve të ndryshëm, gjatë zgjedhjes apo marrjes së
vendimeve për blerje. Qëllimi i kët punimi është që të theksohet fakti se brendi ka ndikim në
vendimmarrjen konsumatore gjatë procesit të blerjes online. Punimi trajton rezultatet e tuara
nga të dhënat primare, i cili ka për synim të ekzaminoj rëndësinë e brendit gjatë vendimmarrjes
konsumatore. Gjetjet e tuara si rezultat i pyetësorit janë analizuar dhe është përcaktuar
roli i brendit, si një nga faktorët kyq në vendimmarrjen konsumatore gjatë blerjes online.
Fjale Kyce; Vendimmarrja konsumatore, brendi.
Hyrje
Zhvillimi i teknologjisë dhe shtrirja e saj në gjithë botën, ka ndryshuar rrënjësisht
mënyrën e të bërit biznes. Teknologjia si faktor i jashtëm ka afektuar thuajse të
gjitha veprimtaritë biznesore. Kështu, ato është dashur të ecin me kohën dhe t’ju
përshtaten këtyre ndryshimeve, që kanë ardhë si rezultat i përparimeve teknologjike.
Tani brendet janë prezente në platforma të ndryshme online, në media sociale, dhe
cdo herë e më shumë janë më afër konsumatorëve të tyre. Përmes platformave
online, kompanitë sot, po arrinë të komunikojnë direkt me klientët, por edhe të
ofrojnë produkte për shitje. Brendet tani kanë marrë qasje tjetër dhe konsumatorët
kanë mundësi të shumta për zgjedhje të produkteve të caktuara. Konsumatorët
janë të bombarduar vazhdimisht me informacione të ndryshme, por edhe me
produkte e shërbime. Ata janë të ndikuar nga shumë faktorë gjatë procesit të blerjes
së produkteve të caktuara. Duke lluar nga qendrimet individuale, por edhe nga
ambienti që i rrethon. Por, brendi shihet si një faktor shumë i rëndësishëm dhe si
një element i veçant, që konsumatorët e marrin për bazë në vendimmarrjen e tyre.
Nëse konsumatorët njohin një markë dhe kanë disa njohuri në lidhje me të, atëherë
ata nuk duhet të përfshihen në shumë mendime shtesë ose përpunim të informacionit
për të marrë një vendim të produktit/blerjes.1
Marka
Një markë është një emër dhe / ose simbol dallues (siç është logoja, marka tregtare
ose dizajni), të destinuara për të identi kuar mallrat ose shërbimet e një shitësi
ose të një grupi shitësish, dhe për të dalluar ato mallra ose shërbime nga ato të
1 Keller, K. L. (2013). Strategic Brand Management: Why do brands matter? (faqe 34). London: Pearson.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT