Ndikimi i frekuencës në sistemet e tokëzimit

AuthorXhemali Pejtamalli
PositionDepartamenti Elektroteknikës, FIE, UPT
Pages121-129
121
Vol. 3 No. 3
January, 2018
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Ndikimi i frekuencës në sistemet e tokëzimit
Dr. Xhemali Pejtamalli
Departamenti Elektroteknikës, FIE, UPT
Abstrakt
Artikulli paraqet analizën e ndikimit të rrymës së rrufesë në rrafshin, e frekuencës dhe
ndikimin në linjat e transmetimit të pajisura me shkarkues të mbitensionit. Modeli merr
parasysh ndikimin nga frekuenca të sistemit të tokëzimit. Sistemi i tokëzimit, në të cilin është
lidhur arresteri, simulohet duke përdorur modelin e përgjithshëm elektromagnetik të zgjidhur
me anë të metodës së momentit (MOM) në rrafshin e frekuencave. Mbitensionet origjinale të
rrufesë në prani të shkallës së mbitensionit të arresterit llogariten në rrafshin e frekuencave
duke përdorur Metodën e Operatorit Aritmetik (MOA). Vlefshmëria e përafrimit të propozuar
testohet duke krahasuar rezultatet e saj me ato të tuara duke përdorur Programin e Proceseve
Kalimtare Elektromagnetike (EMTP), për një kongurim të thjeshtë. Ekasiteti i teknikës së
propozuar është paraqitur duke pasur parasysh një sistem tokëzimi kompleks.
Fjalë kyçe: mbitensionet, sisteme tokëzimi, arrester mbitensioni.
Hyrje
Performancat e mbrojtjes, të arresterëve të mbitensionit, kundrejt rrymave të rrufesë,
janë prekur dukshëm nga procesi kalimtar i sistemeve të tokëzimit në të cilët janë
lidhur arresterët. Për shembull, në rastin e vlerave të larta të rezistencës së tokëzimit
të procesit kalimtar mbitensionet mund të tejkalojnë nivelin e lejuar të impulsit të
rrufesë pajisjeve të sistemit të energjisë [1]. Analiza e saktë e mbitensioneve të
linjës së transmetimit kërkon që sistemi i tokëzimit në të cilin lidhet arresteri, të
parashikohet në llogaritje. Megjithatë, kjo nuk është një detyrë e drejtpërdrejtë, në
kuptimin që duhet pasur parasyshë jo-lineariteti i arresterit dhe varësia nga frekuenca
e sistemit të tokëzimit. Teknikat në rrafshin e kohës (EMTP) janë të përshtatshme për
trajtimin e komponentëve jolinearë, siç janë arresterët e mbitensionit.
Aplikimi i tyre është më pak i drejtpërdrejtë kur duhet të përfshihet në analizë varësia
nga frekuenca e sistemit të tokëzimit. Është bërë analiza për modelin e sistemeve të
tokëzimit duke u bazuar në përafrimin e linjës së transmetimit për tu përfshirë në
EMTP [7]. Kjo teknikë bazohet në disa përafrime që nuk mund të japin rezultate
sakta për frekuencat e larta të eksitimit. Qëllimi i kët punimi është që të propozojë
një përafrim të pastër të analizës në rrafshin e frekuencës duke lejuar simulimin e
përgjigjes kalimtare të linjave të transmetimit të pajisura me arresterët e mbitensionit.
Ky studim është një përpjekje për të zhvilluar një metodë për të përfshirë efektin e
varësisë nga frekuenca të sistemeve të tokëzimit në analizën e proceseve kalimtare
të linjave të transmetimit. Metoda bazohet në zgjidhjen në rrafshin e frekuencave
të ekuacioneve integrale kryesore të fushës elektrike, për sistemin e tokëzimit duke
përdorur metodën e momentit (MOM), ndërsa linja transmetuese është modeluar
në rrafshin e frekuencave duke përdorur ekuacionet BLT [2] Sjellja jolineare e
arresterëve të rrufesë trajtohet me anë të metodës së operatorit aritmetik MOA që

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT