Ndikimi i krizës globale financiare në reformën e kontabilitetit, posaçërisht në vlerësimin e aseteve të fondeve pensionale

AuthorDr. Sherif Gashi
Pages68-79
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
68
Ndikimi i krizës globale nanciare në reformën e kontabilitetit, posaçërisht në
vlerësimin e aseteve të fondeve pensionale
Dr. Sherif Gashi
Abstra kt
Kriza globale nanciare e viteve 2007-2008 e cila vazhdon edhe sot, por me një intensitet më
të vogël, la pasoja të rënda në sistemet ekonomike si në vendet e zhvilluara, po ashtu edhe në
vendet në zhvillim, e cila së pari përfshiu tregun e pasurive të paluajtshme në ShBA dhe u shtri me
shpejtësi të madhe në pjesën tjetër të botes, duke përfshirë tërë sektorët e zhvillimit të një shteti,
që tregoi se reformat në sistemin nanciar janë të domosdoshme. Sektori që kërkonte reforma
të domosdoshme për t’iu adaptuar situatës (krizës globale nanciare) ishte ai i kontabilitetit, në
mënyrë që për të gjithë shfrytëzuesit e informacionit kontabël t’u ofrohen me kohë informacione
të nevojshme dhe të besueshme. Çrregullimet nanciare, të cilat lluan me krizën në tregun e
kredive hipotekare, me cilësi të ulët në ShBA në mesin e vitit 2007, kanë shkaktuar një goditje
të rëndë në administrimin e pensioneve private. Kontabiliteti, një nga shtyllat kryesore të
shoqërisë mund të rrisë apo të zvogëlojë besimin e aksionarëve, investitorëve institucionalë, si
dhe kreatorëve të politikës ekonomike të një shteti. Kriza goditi sistemin nanciar, institucionet
nanciare e posaçërisht fondet pensionale ngase potenciali nanciar i këtyre fondeve, në nivel
të sistemit nanciar botëror, ka një koecient të lartë pjesëmarrje. Kriza globale detyroi shtetet
më të fuqishme që të marrin hapa radikalë për përballimin e krizës, eliminimin e pasojave
dhe ringjalljen e ekonomive të tyre. Reformat që ndërmorën në sistemin nanciar nuk ishin të
mjaueshme, pa një reformë në sistemin e kontabilitetit, në mënyrë që të gjithë të interesuarve t’u
ofrojnë informacione të besueshme dhe me kohë. Në punim do të trajtohet ndikimi i krizës globale
nanciare në kontabilitet si tërësi, si dhe në Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit.
Fjalët kyçe: Kriza nanciare, vlerësimi i aseteve, fondet pensionale, Standardet Ndërkombëtare të
Kontabilitetit.
Hyrje
Në shekullin XXI, botën e karakterizon zhvillimi i hovshëm i sistemit nanciar, i sistemit
ekonomik, globalizimi si njëra ndër sdat kryesore të kohës së sotme dhe asaj të ardhshme.
Zhvillimi ekonomik bëri bum në vendet me rend shoqëror kapitalist, sidomos në shtetet
më të zhvilluara, ku shteti luajti rol indiferent ndaj zhvillimit aktual duke u mbështetur
në teoritë postkensiane të përfaqësuara nga Fred dhe Gipson, se tregu është katalizator
i cili rregullon të gjitha problemet ekonomike në mënyrë të pavarur, duke mos pasur
nevojë intervenimi nga shteti. Prandaj sa më pak të ketë barriera shtetërore ndaj tregut, sa
më pak intervenime, ai do bëhet autorregullator i ekonomisë së një vendi. Por zhvillimet
në dhjetë vjetshin e fundit, dhanë sinjal se tregu si i vetëm nuk është në gjendje që të
zhvillohet dhe të gjejë rrugën më optimale drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.
Sistemi nanciar sot është 50 herë më i lartë se sa ekonomia reale botërore, pra problemi
kryesor është çekuilibri ekonomiko-nanciar. Kriza globale nanciare më së shumti preku
fondet e lira të cilat ishin të investuara në tregjet e kapitalit, për shkak të lëkundjes së
madhe te çmimeve të letrave me vlerë dhe derivateve të tyre. Harmonizimi i standardeve
të raportimeve nanciare në globalizimin e një sistemi nanciar ka një rëndësi të veçantë
ngase mundëson: mbrojtjen e investitorëve, mbrojtjen e institucioneve nanciare dhe

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT