Ndikimi i madhësisë së klasës në performancën e nxënësve dhe në mësimdhënie

AuthorHysen Kasumi
PositionEnglish Faculty, AAB University, Prishtinë, Kosovë
Pages257-265
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
257
Ndikimi i madhësisë së klasës në performancën e nxënësve
dhe në mësimdhënie
PhDc. Hysen Kasumi
English Faculty, AAB University
Prishtinë, Kosovë
Abstrakt
Niveli i mësimdhënies dhe mësimnxënies, gjithsesi, luan një rol të rëndësishëm në ngritjen e
performancës së nxënësve, gjatë procesit mësimor në klasë. Gjithashtu, edhe shumë faktorë të tjerë,
ndikojnë në një performancë të suksesshme të nxënësve dhe në mësimdhënie. Ndër të tjera, mund
të përmendet edhe madhësia e klasës, që njëherit është edhe tema e këtij punimi shkencor.Sa i
përket ndikimit të madhësisë së klasës, apo më saktësisht, numrit të nxënësve brenda klasës, në
performancën e nxënësve dhe në mësimdhënie, është zhvilluar një hulumtim empirik, rezultatet
e të cilit janë pasqyruar në këtë punim. Hulumtimi është zhvilluar në shkollat e disa komunave të
Kosovës, të arsimit llor dhe arsimit të mesëm të ulët. Rezultatet janë paraqitur në formë tabelare.
A mund të jenë më të suksesshme shkollat private, me numër më të vogël të nxënësve nëpër
klasa?Gjithashtu, rishikimi i literaturës, përbën një pjesë të rëndësishme të punimit, ku gërshetohen
teori të ndryshme, lidhur me çështjen, duke sjellur përvoja të ndryshme nga vendet e OECD-së,
përkitazi me ndikimin e madhësisë së klasës në performancën e nxënësve në mësimdhënie.
Fjalët kyqe: Mësimdhënia, performanca e nxënësve, madhësia e klasës, shkollat e Kosovës.
Hyrje
Madhësia e klasës1, jo që është e debatueshme vetëm në Republikën e Kosovës, por
pothuajse edhe në shumicën e vendeve evropiane e më gjerë. Klasa me numër më të vogël
të nxënësve shpesh përceptohet në atë mënyrë që u lejon mësimdhënësve të fokusohen
më tepër në nevojat individuale të nxënësve dhe të shkurtojnë sasinë e kohës në klasë,
që mësimdhënësit shpenzojnë në gjëra të tjera; si në disiplinë, apo në përçarje ndërmjet
nxënësve.
Një numër i madh faktorësh ndikojnë në ndërveprimin ndërmjet mësuesve dhe nxënësve
në klasë. Ndikimet e tjera përfshijnë: lëndën mësimore, ndarjen e kohës së mësuesit në mes
të mësimdhënies dhe detyrave të tjera, grupimin e nxënësve brenda klasës dhe praktikat
në mësimdhënien në grupe apo skuadër. Po të njëjtin këndvështrim, mund të gjejmë edhe
në literaturë të gjerë, ku thuhet se nuk ka një ndryshim të mjaueshëm në madhësinë
e klasës për të vlerësuar efektet e vërteta të kësaj variable në performancën e nxënësve.
Përfundimisht, fakti që marrëdhënia ndërmjet madhësisë së klasës dhe performancës
është shpeshherë jo lineare, e bënë të vështirë edhe vlerësimin.
Por ç’farë ndikimi ka madhësia e klasës në performancën e nxënësve përsa i përket
gjuhës angleze në Republikën e Kosovës? Kjo do të shihet duke u bazuar si në tabelat dhe
1Termi ‘Madhesi e klases’ i referohet numrit të madh të nxënësve në klasë, cilësisë brenda klasës
dhe me performancën e vet nxënësve.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT