Ndikimi i traumave të luftës në vetëvrasjet e ish pjesëtarëve të UÇK-së

AuthorNevzat Shemsedini - Besnik Spahiu
PositionPsikolog klinik, Ligjerues në Kolegjin 'Fama' Prishtinë
Pages202-207
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
202
Ndikimi i traumave të luftës në vetëvrasjet e ish pjesëtarëve të UÇK-së
Mr.sc.Nevzat Shemsedini
Psikolog klinik
Ligjerues në Kolegjin “Fama” Prishtinë
Dr. Besnik Spahiu
Abstrakt
Përjetimi i luftës, dëbimit, ikjes, torturave apo dhunës fizike është ngarkesë tepër e
madhe. Pas këtyre njeriu e mban mendjen aty, i shikon skenat si në një fotografi ose film.
Këto kujtime vinë pa dashjen tonë, pas ndodhive njeriu është shpesh i lënduar fizikisht
dhe psiqikisht dhe përjetimet e tilla mund të sjellin edhe një shok shpirtëror. Është e
vështirë të kuptohet se çfarë ka ndodhur dhe njëkohësisht të mund të pajtohesh me të.
Këto lëndime psiqike në shumicën e rasteve ndrydhën (mbyllen në vete) nga personat e
traumatizuar. Edhe ndihmësit profesional, si për shembull mjekët apo punëtoret social
nganjëherë nuk mund t’i vërejnë këto probleme psiqike. Pas një traume njeriut i vijnë
herë pas here në mendje kujtimet për traumën, shpesh pa ndërprerje, prandaj: Ky
Hulumtim është zhvilluar në Prishtinë ku janë marrë të dhëna nga Organizata e
Veteranëve të Luftës. Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë se jo vetëm traumat e luftës
janë shkaktar i vetëvrasjeve por edhe socializimi jo i mjaftueshëm i këtyre pjesëtarëve
në Institucione, gjendja e rënduar ekonomike dhe mungesa e një page mujore, zhgënjimi
nga mos arritja e të priturave janë ndër faktorët e shkakut të lartëcekur.
Fjalet kyçe: Lufta Çlirimtare , Vetevrasjet , traumat e luftes ,pjestaret ne lufte.
Hyrje
Lufta e fundit në Kosovë, vitet 1998-1999, përveq lirisë që fituam, kjo luftë la pas
vetes edhe pasojat e saj duke u nisur nga ato më pak të lëndueshme e deri te ato
shumë të lëndueshme. Shtëpitë u dogjën, pasuria u shkatërrua, jetuam nëpër male
e fusha pa ushqim e ujë për pije, lindën femijë nën qiellin e hapur dhe shpesh pa
ndihmën e mjekut, të sëmurët pa barëra dhe pa gjërat elemtare për jetë. Dhe
fatkeqësisht sikur të mos mjaftonte e tëra kjo ne kishim edhe dhimbje e plagë të tjera
shpirtërore dhe fizike. Kishim frikën që jetuam me të dhe bashkë me të gjitha vuajtjet
tjera kur nga momenti në moment prisnim granatime, vrasje, masakrime duke mbetur
fjetja dhe ushqimi i mirë jo aq të rëndësishme dhe mirëqenia jonë fizike e psiqike më
nuk kishte rëndësi. Ishte JETA, shpëtimi nga maltretimi,vrasja dhe masakrimi që ia
morën vlerën mirëqenies tonë psiqike. Ndarja e burrave nga
gratë,maltretimi,ekzekutimi i tyre në prezencë të fëmijëve, dhunimi i grave në
prezencë të burrave të tyre,vrasja e fëmijëve në prezencë të nënave e ngjarje të tjera
të tilla mbetën si frika më e madhe dhe humbja më e dhimbshme që do të mund të
përjetonim. Të mbetur në mëshirën e Zotit, duke iu drejtuar dhe lutur Atij.
Ne ishim të vetëdijshëm se një intervenim i NATO-s do të ndodhte, por ata kërkonin
viktima për “të pasur arsye” për intervenim, sikur të mos mjaftonin të gjitha këto
që ndodhnin, u desh të prisnim të ndodhte edhe një masakër makabre më shumë

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT