Neni 101 i Traktatit të Lisbonës si rregullator i Kartelit në BE

AuthorEndri Papajorgji
PositionDekan i Fakultetit të Drejtësisë i TBU (Tirana Business University).
Pages148-155
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
148
Neni 101 i Traktatit të Lisbonës si rregullator i Kartelit në BE
Prof. assoc. Dr. (PhD Uni Graz) Endri Papajorgji1
Hyrje
Rregullimi i sistemit ekonomik kapitalist si baza e themelit të shteteve moderne,
është një nga arsyet për të cilën e drejta e konkurrencës dhe e kartelit2 është A-ja dhe
Zh-ja e tij. Dominanca e ekonomisë së tregut ashtu sikurse dhe përmirësimet në
transport, teknologji, komunikim dhe liberalizimi i tregtisë nëpërmjet adoptimit të
marrëveshjeve bi- ose multilaterale mes shteteve, kane çmontuar kufjtë shtetërorë
dhe kanë ndërkombëtarizuar tregtinë. Një marrëveshje bie në fushën e zbatimit të
ndalimit të Kartelit sipas nenit 101 pika 1 të Traktatit të Lisbonës, në rast se plotësohen
të gjithë elementët e tij. Sipas nenit 101 pika 1 i Traktatit të Lisbonës, një marrëveshje
shkel këtë rregull, në rast se një rradhë elementësh të tij do të plotësohen: në rradhë
të parë duhet të bëhet fjalë për një formë sjelljeje të caktuar, e cila prek 2 shoqëri
tregtare të ndryshme. Përveç kësaj duhet të përcaktohet, nëse këto shoqëri tregtare
kanë rënë në marreveshje ose kanë një sjellje të koordinuar me njëra - tjetrën. Kjo
sjellje e koordinuar duhet të ketë një efekt të ndjeshëm në tregtinë ndërshtetërore si
dhe në vetë konkurrencën. Këto sjellje janë të ndaluara, nëse kanë për qëllim kufizimin
e konkurrencës. Në rast se doktrina e kufizimeve ndihmëse (doctrine of ancillary
restraints) është e përdorshme, atëherë kjo marrëveshje nuk bie në fushën e zbatimit
të nenit 101 pika 1 të Traktatit të Lisbonës. Në kuadër të këtij punimi qëllim kryesor
është analiza e nenit 101 të Traktatit të Lisbonës si rregullator i Kartelit në BE dhe
orientues i praktikës shqiptare të konkurrencës.
Legjislacioni i konkurrencës është themeli i ekonomisë së tregut dhe funksionimit
të saj. Ka debate të shumta në kuadër të funksioneve të tij. Sot, këndvështrimi më i
shpeshtë është se ligji i konkurrencës duhet të zbatohet për ato sjellje, që prekin
konsumatorin. Në këtë këndvështrim, ka dy pikëpamje alternative. E para përcakton
se ligji i konkurrencës nuk duhet të merret me të ardhurat (efiçencën), por me
mbarëvajtjen e procesit të konkurrencës. Një tjetër pamje alternative është se ligji i
konkurrencës mund të zbatohet duke marrë një set të gjerë ambicjesh ekonomike
dhe jo ekonomike, psh, mund të zbatohet duke përforcuar industritë kombëtare,
rritur punësimin, ose mbrojtur mjedisin. Duke patur parasysh këto analiza, në
vitet ‘60-të, disa ekonomistë besonin se ekzistonte një lidhje direkte kazuale mes
strukturës së tregut dhe performancës ekonomike, ndërkohë që nga ana tjetër, sa
më pak firma të jenë në treg, aq më pak kompetitive është industria. Ky këndvështrim
(shpesh është emërtuar si Shkolla e Harvardit), influencoi zhvillimin e ligjit të
Konkurrencës, që në SHBA njihet me emërtimin “Antitrust”, meqenëse pjesa më e
madhe e mbrojtjes së konkurrencës ishte themeluar kundër kartelit në formen e
trusteve, deri në vitet ‘70. Në vitet ‘70, shkolla e Chicagos, krijoi një teori të re, në
kuadër të funksionimit të tregut, të ndryshëm nga shkolla e Harvardit. Sipas kësaj
______________________________________________
1 Dekan i Fakultetit të Drejtësisë i TBU (Tirana Business University).
2Karteli dhe Konkurrenca janë përkufizuar në mënyra të ndryshme në literaturën ndërkombëtare.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT