“Nga kemi ardhur? Çfarë jemi? Ku po shkojmë?” Familja në tavolinë”, Agron Bregu

AuthorKeidi Sejdiu
PositionPiktore /Doktorante
Pages301-307
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
301
“Nga kemi ardhur? Çfarë jemi? Ku po shkojmë?
”Familja në tavolinë”, Agron Bregu
Sejdiu, Keidi
Piktore /Doktorante
Abstra kt
“Familja në tavolinë, veper e piktorit Agron Bregu, e pikturuar në vitin 1989, është një nga pikturat
e cila mund të konsiderohet “revuluvionare’, përsa I përket rëndësisë dhe ndikimit që pati për
kohën kur u krijua, duke lënë njëherazi gjurmë si një nga tablotë më të rëndësishme të histories
së artit Shqiptar. E pare nga disa këndvështrime kjo tablo duket sikur ka hapur derën e fundit të
mbyllur për artin Shqiptar që më pare qe shkelmuar nga piktorët Edison Gjergo dhe Edi Hila me
veprat “Epika e yjeve të mëngjesit” (E.Gjergo) dhe “Mbjellja e pemëve” (E.Hila) të dyja tablo
të vitit 1971. Nga ana tjeter kjo tablo ka kodikuar brenda saj mesazhe të pastra të jetës sociale
dhe ekonomike të kohës, duke nxjerrë njëherazi një emocion poetik në trajtimin e personazheve,
në kompozim , në trajtimin e ngjyrave dhe në qëndrimin e artistit i cili na përshfaqet në heshtje,
pikërisht si i vetmi zë komunikues me publikun në shikimin e djalit të vogël në qendër të tablosë.
“Familja në tavolinë, është një vepër e cila et në një gjuhë moderne edhe sot, shumë vite pas
krijimit të saj, kjo sepse arti komunikon me të njejtën force dhe me të njejtin realitet prek fuqishëm
ndjesit tona, sepse arti nuk eshtë vetëm çka shohim, por dhe ajo që ndjejmë. Në këtë tablo ndjenja
është e materializuar, duke u bërë e prekshme, duke u kthyer në frymore, në qenie, e cila pyet: Nga
kemi ardhur ? Çfarë jemi ? Ku po shkojmë?
Afro një shekull më parë Amadeo Mogilani pikturonte sy të zbrazët në tablotë e tij dhe
thosh në justikim : “Kur të njoh shpirtin tënd do mund të pikturoj sytë e tu.” (I Colori
Dell’anima Modigliani, Davis, Mick trailer, 2004) Ai kërkonte të njihte shpirtin, pa
të pikturonte sytë. Në refektimin kohor të viteve në tablotë shqiptare nuk u guxua për
shumë kohë të njihej “shpirti” i temarikave apo personazheve, kjo pasi kërkimi i bredshëm
ishte mbyllur në guackën ideologjike të kohës, e cila i kish zbrazur artistët nga kërkimi

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT