Një vlerësim i përgjithshëm mbi ecurinë e politikave të zhvillimit rajonal në Shqipëri

AuthorAlketa Bejko - Belinda Xarba - Etleva Peta
PositionUniversiteti 'Eqrem Çabej'
Pages127-134
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
127
Një vlerësim i përgjithshëm mbi ecurinë e politikave të zhvillimit rajonal në
Shqipëri
Doc.Dr. Alketa Bejko
Universiteti “Eqrem Çabej”
Doc.Dr. Belinda Xarba
Universiteti “Eqrem Çabej”
Doc.Dr. Etleva Peta
Universiteti “Eqrem Çabej”
Abstrakt
Zhvillimi rajonal në Shqipëri përveçse një kusht për zhvillimin e përgjithshëm të vendit, po
shikohet vitet e fundit edhe si një nevojë e jona për tu integruar në strukturat e BE-së. Përpjekjet
konkrete për të sjellë në vëmendje zhvillimin rajonal në Shqipëri llojnë në vitin 2007, me
miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Zhvillimin Rajonal e në vite vijojnë me një sërë
iniciativash, dokumentash, strategjish e politikash që hartohen e zbatohen në mënyrë të shkëputur
nga njëra tjetra, disa me sukses e disa të tjera jo, pa arritur të krijojnë një kuadër të unikuar
dokumentash strategjik që nga njëra anë do të nxiste zhvillimin e brendshëm dhe nga ana tjetër
do të lehtësonte procesin e integrimit tonë në BE.
Ky punim synon të realizojë një vlerësim të përgjithshëm mbi ecurinë e politikave të zhvillimit
rajonal në Shqipëri, duke u ndalur llimisht në prezantimin e kuadrit ligjor dhe dokumentave
kombëtare të lidhura me zhvillimin rajonal në Shqipëri dhe më pas të prezantojë disa vlerësime
lidhur me zbatimin e këtyre politikave dhe problematikat e vërejtura.
Për realizimin e këtij punimi u studiua një literaturë e gjerë e autorëve dhe studiuesve vendas
dhe të huaj dhe raporte te institucioneve nderkombetare dhe OJF te cilat kane pasur ne fokus te
studimeve te tyre zhvillimin rajonal ne Shqiperi.
Fjale kyçe: Zhvillim rajonal, politika kombetare, strategji zhvillimi.
Kuadri ligjor dhe dokumentat kombetare ne funksion te zhvillimit rajonal
Ishin zgjedhjet e para demokratike në vitin 1992, ato që shënuan hyrjen e vendit tonë në
rrugën e decentralizimit politik. Kjo lëvizje politike shumë e rëndësishme për Shqipërinë,
ndonëse rriti përfaqësimin demokratik nuk shënoi ndonjë zhvillim të rëndësishëm përsa
i përket autonomisë vendore qoë kjo administrative apo skale.
Në vitin 1998 në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë u mishëruan parimet kryesore
të kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore. Në të theksohet se qeverisja vendore në
Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizimit të pushtetit dhe
ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore. Në pjesën e gjashtë të këtij dokumenti
themeltar sanksionohen parimet bazë të organizimit dhe funksionimit të qeverisjes

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT