Organizimi social i fshatit në Shqipëri gjatë Shekullit XX

AuthorTeuta Bajo
PositionKolegji ?Arsakeio' Tiranë
Pages188-196
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
188
Organizimi social i fshatit në Shqipëri gjatë Shekullit XX
Teuta Bajo
Kolegji ‘Arsakeio’ Tiranë
Abstrakt
Në këtë punim do të paraqesim format e procesit drejtues të fshatit shqiptar, në trevën e
Përmetit gjatë shek XX. Mbështetur në kujtesën sociale krijohen tablo të qarta mbi
mënyrën e administrimit të jetës sociale të fshatit në të kaluarën, dhe mbi këtë kujtes
rindërtojmë të shkuarën në të tashmen. Fshati shqiptar gjatë shekullit XX pësoi
ndryshime të mëdha në të gjithë strukturën e tij ekonomike e sociale. Marrëdhëniet e reja
në prodhim dhe ndryshimi i konceptit ekzistues mbi pronën private dhe atë të përbashkët,
do të sjellin gradualisht zëvendësimin e mënyrës së organizimit social të fshatit
tradicional me forma të tjera drejtimi. Së pari do të trajtojmë ndryshimet që kanë ndodhur
në fshat gjatë shekullit XX, veçanërisht në lidhje me pronën mbi tokën dhe institucionet
drejtuese të fshatit. Së dyti vëmendje do t’i kushtojmë mënyrës së organizimit social të
fshatit, disa normave e praktikave të zbatuara, që vijnë përmes kujtesës sociale duke
arritur deri në ditët tona. Fokusi ynë do të drejtohet mbi institucionet e organizimit
social të fshatit: Pleqësin, si institucioni më i vjetër tradicional, dhe Këshillin Popullor e
Frontin Demokratik institucionet më të reja në drejtimin e shoqërisë shqitare.
Fjalët kyçe: institucion drejtues, kujtes sociale, ndryshime, shek XX, fshati shqiptar.
Hyrje
Ngjarjet historike që u zhvilluan gjatë shek XX do të shënojnë për shoqërinë shqiptar
ndryshime të mëdha me karakter ekonomiko-shoqëror. Në Shqipëri reformat
ekonomike që u zbatuan gjatë kësaj periudhe, shoqërohen me një mënyrë tjetër të
të konceptuarit të pronës private dhe të përbashkët. Ndryshimi i marrëdhënieve të
pronësisë, e sidomos i asaj mbi tokën me të cilën është e lidhur më shumë bashkësia
fshatare, do të sjellin pasoja edhe në mënyrën e organizimit social të fshatit. Këshilli
i Pleqëve ose Pleqësia, si institucioni më i vjetër, gradualisht do të zvendësohet nga
Këshilli Popullor e Fronti Demokratik si institucionet më ‘të reja’ për kohën.
Objekti i këtij punimit do të jetë fshati në jug të Shqipërisë gjatë shek XX. Në
ekspeditat e zhvilluara në trevën e Përmetit, në njësin etnografike të Cerjes1, mënyra
se si është memorizuar organizimi social i fshatit do të realizohet përmes pyetjeve të
ngritura mbi institucionet drejtuese të fshatit para dhe pas viteve 1946 deri në vitin
1990. Normat dhe praktikat e zbatuara për zgjidhjen e problemeve që dilnin brenda
bashkësis fshatare do të jenë fokusi i kërkimit. Nëpërmjet pyetjeve të formuluara,
për institucionet drejtuese të fshatit, ndërtuam çfarë është e “patrajtë në
vetvete”(Bardhoshi 2012) dhe krijuam tablo të qarta për të kaluarën përmes kujtesës
sociale e cila ka arritur deri më sot. Kujtesa është e pranishme në të gjitha manifestimet
e jetës, si e tillë, ajo përmban “shtresime të grumbulluara të një memorjeje kolektive” (Schiedes
1 Krahinë etnografike e rrethit të Përmetit që përfshin fshatrat Gosnisht, Kosovë, Hotovë, Zleushë, Lupckë,
Tremisht, Novoselë, Pagri, Odriçan, Paban. Është një krahinë që ndodhet midis Dangëllisë, Shqerisë,
Dëshnicës dhe nga ana perëndimore kufizohet me disa nga fshatrat më të afërta të qytetit në krahun e djathtë
të Vjosës.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT