Parimet themelore të së Drejtës Europiane private bazuar ne vendimet e GJED Van Gend&Loos dhe Flaminio Costa/ENEL

AuthorEndri Papajorgji
PositionDekan i Fakultetit të Drejtësisë i TBU (Tirana Business University)
Pages198-202
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
198
Parimet themelore të së Drejtës Europiane private bazuar ne vendimet e
GJED Van Gend&Loos dhe Flaminio Costa/ENEL
Prof. assoc. Dr. (PhD Uni Graz) Endri Papajorgji
Dekan i Fakultetit të Drejtësisë i TBU (Tirana Business University)
Abstrakt
Lindja e integrimit Europian në kuptimin e ngushtë filloi me planin e propozuar nga
ministri i jashtëm francez në vitin 1950 Robert Schuman për një Bashkësi Europiane të
Qymyrit dhe Çelikut, në bazë të së cilës qëndronin industria e rëndësishme e pasluftës e
qymyrit dhe çelikut e Francës, Gjermanisë si dhe e shteteve të tjera, të cilat kishin dëshirë
të ishin pjesëmarrëse në këtë organizatë supranacionale. Plani i krijuar shpejt nga
Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve Jean Monnet kishte si qëllim të afronte
Gjermaninë Perëndimore me Perëndimin në kohën e Luftës së Ftohtë dhe në të njejtën
kohë të shmangte një konflikt në lindje. Kjo nënkuptonte kontrollin e përbashkët të
industrisë së qymyrit dhe çelikut dhe jo si në Traktatin e Versailles kontrollin e kësaj
industrie prej Francës. Traktati për themelimin e Bashkësisë së Qymyrit dhe Çelikut
hyri në fuqi më 23.7.1952 me një afat 50 vjeçar dhe për këtë arsye më datën 23.7.2002 kjo
Bashkësi pushoi së ekzistuari. Një nga karakteristikat më të njohura të së drejtës së BE-
së dhe ajo që ka tërhequr vëmendjen më të madhe në funksionimin e sistemit ligjor të
Komunitetit është ndikimi i saj i fortë në integrimin ligjor dhe politik të shteteve anëtare.
Plotesisht ndryshe nga Organizatat e tjera ndërkombëtare, të tilla si Këshilli i Evropës
ose Kombet e Bashkuara, BE ka krijuar një organizatë të shteteve me një sistem autonom
ligjor. Ky sistem autonom ligjor lidh çdo Shtet anëtar dhe shkrihet me të drejtën kombëtare
të Shteteve anëtare në një trup të vetëm uniform. Bazuar në këtë prezantim të shkurtër
qëllimi kryesor i këtij artikulli është analiza e parimeve bazë të së drejtës europiane
private sipas vendimeve të para të GJED, Van Gend&Loos dhe Flaminio Costa/ENEL.
Fjale kyçe: Traktati i Lisbonës, e drejta europiane private, liria e mallrave, Costa Enel,
GJED.
Hyrje
Pjesa më e madhe e zhvillimit të së drejtës europiane private nuk u krye nëpërmjet
traktateve themeluese të prezantuara më sipër, të miratuara nga të gjitha shtetet
anëtare, ose përmes ndonjë programi tjetër integrimi, por nëpërmjet interpretimit të
çështjeve ligjore dhe Jurisprudencës së Gjykatës së Bashkimit Europian (GJED) me
seli në Luksemburg, ndikimi i së cilës është zgjeruar gjithnjë e më shumë, sidomos
në 10-vjeçarin e fundit. Nëpërmjet “case law”, GJED ka zhvilluar me guxim një
teori të natyrës së të drejtës. Ajo i dha ligjit të BE-së ato cilësi dhe atë fuqi që ajo
mendonte se ishte e nevojshme për ta ndryshuar thellësisht me kalimin e kohës dhe
në të njëjtën kohë për të arritur aplikimin e qëllimeve afatgjata të komunitetit
(Bashkimit) brenda një grupi shtetesh gjeografikisht dhe politikisht të ndara dhe
historikisht sovrane. Suksesi i këtij zhvillimi varej në përdorimin e një lidhjeje
konvencionale në kuptimin krahasues të shteteve ndaj traktateve ndërkombëtare
me qasje tërësisht të re dhe të ndryshme.
Zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara në një shtet përcaktohet
tradicionalisht me kushtetutë. Në shumicën e vendeve, traktatet ndërkombëtare, të

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT