Parimi i mosdiskriminimit në punë në bazë të praktikës së Gjykatës Europiane të Drejtësisë, Barra e Provës

AuthorEranda Maraj
Pages359-364
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
359
Parimi i mosdiskriminimit në punë në bazë të praktikës së Gjykatës
Europiane të Drejtësisë, Barra e Provës
LL.M.Eranda Maraj
Abstrakt
Ky studim trajton shpëndarjen e barrës së provës në çështje që lidhen me parimin e
mosdiskriminimit në marrëdhëniet e punës, në bazë të praktikës së Gjykatës Europiane të Drejtësisë
dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.Studimi është përqëndruar në një aspekt shumë
të rëndësishëm që është vështirësia e provueshmërisë së diskriminimit. Është trajtuar përkuzimi
i diskriminimit sipas akteve të komunitetit dhe dy gjykatave që janë marrë për trajtim dhe në
mënyrë të veçantë i diskriminimit indirekt.Janë pasqyruar raste nga praktika e GJED, në të cilat
është trajtuar veçanërisht koncepti i barrës së provës dhe perfundimet e të cilave janë kthyer në
parime të mirëllta dhe që ndiqen nga gjykatat kombëtare e ndërkombëtare në procesin delikat
të të provuarit të diskriminimit.Është shpjeguar se cilat janë disa nga rrethanat që gjykatat nuk
i marrin parasysh ose nuk i llogarisin si prova.Është shpjeguar raporti ndërmjet kujve të ligjit
kombëtar dhe praktikës së legjislacionit Europian në përcaktimin e barrës së provës.Është trajtuar
roli i statistikave si një mjet i mundshëm për të vërejtur diskriminimin e tërthortë.
Hyrje
Me hyrjen në fuqi të Traktatit të Amsterdamit në vitin 1999, nxitja e barazise u shndërrua
në një nga detyrat themelore të KE-së.Të drejtat e barazisë gjinore në Komunitetin
Europian e kanë zanallën tek Traktati që e themeloi atë, i cili është më i vjetër se Traktati i
Bashkimit Europian (Traktati i Lisbonës).Në Gjykatën Europiane të Drejtësisë janë gjykuar
shumë çështje lidhur me zbatimin e parimit për ndalimin e diskriminimit në punë, nga
të cilat shumë prej tyre i referohen ndalimit të diskriminimit gjinor.Rregulla të posacme
dhe të hollësishme lidhur me ndalimin e diskriminimit janë parashikuar e përcaktuar në
konventa të vecanta, kushtuar vetëm eleminimit të diskriminimit për shkaqe specike që
mbulohen prej tyre.
Diskriminimi i drejtpërdrejtë dhe ai i tërthortë
Në aktet ligjore të Bashkimit Europian ndalohet në mënyrë të shprehur jo vetëm
diskriminimi i drejtëpërdrejtë por edhe ai i tërthortë.
Diskriminimi i drejtëpërdrejtë ndodh kur një person trajtohet në mënyrë më pak të
favorshme për shkak te seksit, ngjyrës, përkatësisë fetare, orientimit seksual, kombësisë,
origjinë racore e etnike, paaësisë, moshës, etj
Diskriminimi i drejtpërdrejtë është i lidhur edhe me zbatimin e një rregulle apo kriteri
neutral, i cili sjell pasoja negative për një grup vetëm për shkak të natyrës së tij. Njihen
përjashtimet nga trajtimi si diskriminim i drejtpërdrejtë, por duhen parashikuar
përjashtime të ndryshme për shkaqe të ndryshme. Është shumë e vështirë të gjenden

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT