Partia Komuniste Shqiptare dhe Misionarët Jugosllavë në Shqipëri
Author | Ornela Shameti |
Position | Universiteti i Tiranës, Shqipëri |
Pages | 173-183 |
173
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Vol. 6 No.1
May, 2020
Partia Komuniste Shqiptare dhe Misionarët Jugosllavë në Shqipëri
PhD (C.) Ornela Shameti
Universiteti i Tiranës, Shqipëri
Abstrakt
Ky material merr shkas nga marrëdhëniet e ngushta shqiptaro-jugosllave që para çlirimit
të Shqipërisë nga sundimi nazi-fashist. Emisarët jugosllavë të dërguar nga Tito, luajtën një
rol të rëndësishëm në k ëto marrëdhënie.Në këtë temë trajtohen sesi arriti të formohej Partia
Komuniste Shqiptare me në krye Enver Hoxhën dhe çfarë situatash u kr uan deri në realizimin
e kësaj Partie.Ekzistonin katër grupe të ndryshme komuniste që prej vitit 1929, ata ishin: Grupi
i Korçës, Grupi i Shkodrës, Grupi i Zjarrit dhe Grupi i të Rinjve.Politika perëndimore dhe ajo
lindore ka luajtur rolin e saj në kr imin e kësaj partie, një ndihmë kjo kundër asgjësimit të
pushtuesit nazi-fashist apo një afrim për të realizuar interesat e tyre territorial.
Fjalët kyçe: Partia Komuniste Shqiptare, Partia Komuniste Jugosllave, Emisarët Jugosllavë,
Grupet Komuniste.
Hyrje
Ndërtimi i shoqërisë së re, të sapo dalë nga pushtimi italo-gjerman, po bëhej në
kushtet e strukturave ekonomike dhe shoqërore të pazhvilluara të një shteti, tek i cili
përvoja e të qenurit i pavarur, përmblidhej në rreth dy dekada të një regjimi autoritar.
Historia e lindjes dhe rritjes së lëvizjes komuniste në Shqipëri është disi e veçantë
duke marrë në konsideratë kohën e shkurtër brenda së cilës komunistët arritën të
merrnin pushtetin në një vend si Shqipëria ku komunizmi nuk ishte fort i njohur. Në
vendin tonë jetonin katër grupe komuniste të cilat funksiononin që prej vitit 1929. Ata
ishin: Grupi i Korçës, Grupi i Shkodrës, Grupi i Zjarrit dhe Grupi i të Rinjve.1
Grupi i Korçës, kishte një përzierje më të mirë të intelektualëve dhe punëtorëve sesa
grupet e tjera. Ky grup gjithmonë propagandonte për qëndresë të përgjithshme
kundër pushtuesit. Grupi i Shkodrës, kishte më shumë mbështetje nga rinia dhe
shkollat, bazat e t ishin propaganda ndaj sloganeve bolshevike dhe për revoluçionin
socialist të klasës punëtore. Grupi Zjarri, njihej si grup tro ist dhe anarkist, të cilët
e shikonin si të nevojshëm bashkëpunimin me Italinë. Grupi i të Rinjve, u shkëputën
nga Grupi i Korçës,për arsye se ishin të mendimit që fshatarët shqiptarë ishin aq
konservatorë, sa që nuk ekzistonte një bazë reale për kr imin e një partie.2
Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, dy emisarët jugosllavë në Shqipëri, u dërguan
në Shqipëri nga Partia Komuniste Jugosllave, për të organizuar Partinë Komuniste
në Shqipëri. Miladin Popoviq, ka qenë partizan jugosllav, sekretar politik i komitetit
Krahinor të Partisë Komuniste Jugosllave për Kosovën dhe organizator i Partisë
Komuniste të Shqipërisë. Pas pushtimit të Mbretërisë Jugosllave, më 8 korrik 1941 u
arrestuan në Rozhajë teksa po udhëtonin nga Kosova për në Mal të Zi vetë Miladini,
1 Bernd Fischer, “Albania at War”, Hurst & Company, London, 1999, fq.172.
2 Valentina Duka, ‘Histori e Shqipërisë 1912-2000’, Botimet ‘Albas’, 2014, fq.208.
To continue reading
Request your trial