Paulownia - Bima e introduktuar në Sulovë

AuthorGazmira Frakulli
Pages141-147
141
Vol. 4 No.3
January, 2019
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Paulownia – Bima e introduktuar në Sulovë
Gazmira Frakulli
Abstrakt
Studimi “Paulownia tomentosa si bimë e introduktuar në zonën e Sulovës” është një përpjekje
për të evidentuar se si kushtet klimaterike, eda ke, ekspozicioni gjeogra k i zonës së Sulovës
janë të përshtatshme për rritjen dhe zhvillimin e kësaj bime të introduktuara, që do të
përmirësonte ndjeshëm të ardhurat e banorëve të zonës dhe mjedisin e saj.
Nga studimet dhe informacionet e grumbulluara (www.tjetërvizion.org), tregohet se si kjo
bimë e huaj, gjenë kushte për të dhënë produkte tim prurëse duke ndikuar në përmirësimin
ndjeshëm të të ardhurave të banorëve të zonës, duke përmirësuar peisazhin klimaterik të saj,
pakësuar ndjeshëm erozionin dhe pastruar kimikisht atmosferën, duke shërbyer ndër të tjera
dhe si ushqim për bagëtinë.
Për të realizuar këtë studim kam shfrytëzuar të dhëna nga burime të ndryshme të literaturës
(Gjeloshi, Gj., 2013), (Williams, C. E., 1983), informacione nga njësitë administrative përkatëse
të Sulovës, informacione nga faqe interneti, si dhe janë bërë vëzhgime konkrete, analiza dhe
matje në terren. Metodat kryesore të përdorura në këtë studim janë: vëzhgimi, hulumtimi,
matjet në terren të përmasave (diametër dhe lartësi e kërcellit, gjatësi dhe gjerësi e gjethes) për
bimën e Paulownias në stade të ndryshme rritjeje përgjatë dy viteve (2014-2016, si dhe është
bërë analizimi e përpunimi i të dhënave.
Nga analizat dhe matjet e bëra rezultoi se faktorët klimaterike, eda kë, ekspozicioni gjeogra k
i zonës kr ojnë kushte të mira për kultivimin e bimës: Paulownia tomentosa.
Problem paraqet mungesa e informacionit te banorët e zonës rreth bimës Paulownia tomentosa,
që do të rriste ndjeshëm të ardhurat e tyre në kushtet e një terreni të favorshëm për kultivim.
Duke aplikuar projekte për promovim dhe mbjelljen masive të kësaj bime, tokat e Sulovës të
marra me qira do të bëheshin burim të ardhurash dhe modele për zona me një turizëm malor
në zhvillim.
Fjalët kyçe: Sulovë, bimë e introduktuar, Paulownia tomentosa, përshtatshmëri.
Hyrje
Sulova është zona ku gjejmë të ndërthurura peisazhe natyrore, mjedisore dhe kushte
të përshtatshme klimaterike, të cilat kanë çuar në kultivimin dhe kr imin e një
frutikulture dhe bujqësie racionale, të qëndrueshme dhe të shumëllojshme.
Krahas bimëve të kultivuara prej kohësh në këtë zonë, fermerët janë përpjekur të
fusin dhe kultivarë të rinj të ardhur nga jashtë vendit për ineresat e tyre ekonomike
(Asllani S. 2010). Pa një studim të mirë lltë të kushteve mjedisore, eda ke etj. të
zonës është konstatuar se puna për kultivimin e disa llojeve si: dardha aziatike, ulliri
(kallaman), variete molle, banane etj. ka dështuar.
Studime nga specialiste, analiza të përbërjes së tokës, këshillime, fondacione të
ndryshme të interesuar për këtë zone, u bë e mundur të futeshin kultivarët e parë
të studiuar të introduktuara që i përshtateshin zonës si: ulliri (frontoi, koronek),
pjeshka (nektarinë), kikiriku, kivi etj. (Asllani S. 2004).
Sot në vazhdën e studimeve për të rritur numrin e llojeve të introduktuara që do i

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT