Për më shumë eficencë në administrimin e drejtë të procesit gjyqësor

AuthorIkbale Tepelena
PositionUniversiteti 'Aleksandër Moisiu', Durrës
Pages387-398
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
387
Pr m shum ecenc n administrimin e drejt t procesit gjyqsor
Ikbale Tepelena
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
Abstrakt
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 42 të saj dhe KEDNJ në nenin 6 të saj, kanë
sanksionuar të drejtën e individit për një proçes të rregullt ligjor. Proçesi i rregullt ligjor
konsiderohet si e vetmja e drejtë kushtetuese, shkelja e së cilës përbën shkak ligjor që individët të
kenë akses në Gjykatën Kushtetuese, pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike për mbrojtjen e
këtyre të drejtave.
Koncepti i proçesit të rregullt ligjor dhe veçanërisht administrimi i drejtë i proçesit do të jetë
objekti kësaj teme, duke u përqëndruar në trajtimin që bën jurisprudenca gjyqësore, në veçanti
jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut
ndaj njërit prej elementeve më thelbësorë të administrimit të drejtë si dhe njërës prej të drejtave
themelore të njeriut në një shoqëri të bazuar në shtetin e të drejtës: gjykimi brenda një afati të
arsyeshëm.
Kohëzgjatja e gjykimit ndikon drejtpërdrejtë në perceptimin dhe besimin e njerëzve tek sistemi i
drejtësisë, përpos faktit që gjykimi brenda një afati të arsyeshëm është një detyrim kushtetues dhe
ligjor dhe duhet të përbëjë një angazhim serioz për çdo gjyqtar të sistemit në kuadër të eçencës
në gjykim.
Gjithashtu, objekt i kësaj teme do të jenë edhe problematikat që ndikojnë në kohëzgjatjen e
proçeseve gjyqësore si dhe masat që duhet të ndërmerren me qëllim plotësimin dhe zbatimin e
kërkesave për gjykim brenda një afati të arsyeshëm.
Fjalët kyçe: Gjykimi brenda një afati të arsyeshëm, proçes i rregullt ligjor, Gjykata Kushtetuese,
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.
Hyrje
Drejtësia që ofron një shtet përbën themelin e funksionimit të shtetit të së drejtës, përbën
garancinë për funksionimin normal të çdo institucioni dhe si e tillë ajo duhet të jetë
efektive, eçente dhe cilësore. Për arritjen e këtyre standarteve, shteti duhet të marrë masa
për administrimin e drejtë të proçesit gjyqësor. Ky i fundit përbën një garanci thelbësore
për sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Eçenca, efektiviteti dhe cilësia në dhënien e drejtësisë lidhen drejtëperdrejtë me të
drejtën për një proçes të rregullt ligjor. E drejta për një proçes të rregullt ligjor paraqitet
si një garanci për shtetasit ndaj veprimeve të padrejta të organeve të pushtetit nga njera
anë dhe si detyrim i këtyre të fundit për të mos cënuar të drejtat dhe liritë e shtetasve pa
siguruar respektimin e proçedurave ligjore nga ana tjetër.
Mbrojtja që i ofrohet individit nga klauzola e proçesit të rregullt ligjor përbën garanci
jo vetëm ndaj veprimeve arbitrare që mund të kryejnë autoritetet shtetërore mbi lirinë,
pronën dhe të drejtat kushtetuese dhe ligjore të individit, por edhe të proçedurave të
drejta e të ndershme gjyqësore. Nisur nga ky fakt, një prej elementeve më thelbësorë të
administrimit të drejtë si dhe njëra prej të drejtave themelore të njeriut në një shoqëri të
bazuar në shtetin e të drejtës është gjykimi brenda një afati të arsyeshëm. Gjykata Evropiane

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT