Përcaktuesit e Strukturës së Kapitalit

AuthorDr. Anila Çekrezi
PositionDepartamenti i Financë-Kontabilitet, Fakulteti Ekonomik, Universiteti 'A-Xhuvani', Elbasan
Pages231-238
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
231
Përcaktuesit e Strukturës së Kapitalit
Dr. Anila Çekrezi
Departamenti i Financë-Kontabilitet, Fakulteti Ekonomik,
Universiteti “A-Xhuvani”, Elbasan
Abstra kt
Struktura e kapitalit të rmave është një fushë e rëndësishme kërkimore e nancave të korporatave
dhe ajo mbetet në qendër të studimeve të akademikëve të ndryshëm. Megjithatë pjesa më e madhe
e studimeve janë fokusuar mbi rmat e listuara të vendeve të zhvilluara dhe pak vëmendje u është
kushtuar rmave të palistuara të vendeve në zhvillim. Prandaj, ky studim përpiqet që të plotësojë
hendekun duke analizuar strukturën e kapitalit të rmave të palistuara në Shqipëri. Mostra përfshin
69 ndërmarrje të vogla dhe të mesme, të dhënat e të cilave janë marrë nga pasqyrat e bilanceve të
dorëzuara pranë Zyrës Shtetërore të Tatimeve për periudhën 2008-2011.
Në këtë studim është testuar ndikimi i përcaktuesve specikë të rmës: kthimi nga aktivet (ROA);
kthimi nga kapitali (ROE); trupëzimi i aktiveve (TRUP); likuiditeti (LIK); madhësia (MADH);
rreziku (RISK); eksibiliteti nanciar (FLEKS) dhe përtimi tatimor nga shpenzimet joborxh
(PTSHA). Ndërsa struktura e kapitalit i cili shërben si variabël i varur është matur përmes raportit
të totalit të detyrimeve ndaj totalit të aktiveve (DAT). Hetimi përdor proçedurën e të dhënave panel
si dhe regresionin e thjeshtë shumëvariabël. Rezultatet e këtij studimi vërtetuan se jo të tërë faktorët
ndikojnë njëlloj mbi të gjitha rmat si dhe modeli i ndërtuar vlen më shumë për shpjegimin e
rmave të mëdha se sa të grupeve të tjera të rmave.
Fjalë kyçe: Shqipëri, struktura e kapitalit, faktorët specikë të rmave, faktorët makroekonomikë.
Hyrje
Shumë studime janë kryer për të provuar vërtetësinë e teorive të strukturës së kapitalit, por
ajo mbetet sërish një nga çështjet më të diskutuara në nancat moderne të korporatave.
Pyetja e Myers (1984, f. 575): “Si e zgjedhin rmat strukturën e tyre kapitale?” , ende ka
nevojë për një përgjigje. Për këtë arsye, studime të tjera empirike mbi këtë çështje, janë
bërë dhe do të vazhdojnë të bëhen në mënyrë që të sillen fakte të mëtejshme mbi teoritë
e strukturës së kapitalit. Studimi i Myers (1984) është një nga më të cituarit në literaturën
e gjërë mbi strukturën e kapitalit, i cili e shpjegon nancimin e korporatave duke marrë
në konsideratë disa nga faktorët specikë të rmave në vendet e zhvilluara. Ky studim
shqyrton faktorët specikë të rmave dhe faktorët makroekonomikë, të cilat nuk janë
marrë në konsideratë nga modeli i Myers (1984).
Në vendet e zhvilluara ekziston një literaturë e gjerë mbi strukturën e kapitalit, por shumë
pak studime janë bërë me të dhëna të vendeve në zhvillim. Gjithashtu, studimi empirik
i përcaktimit të strukturës së kapitalit në Shqipëri, është thuajse inekzistent, pavarësisht
rëndësisë së kësaj çështjeje. Nuk ka asnjë provë empirike për t’iu përgjigjur pyetjeve të
tilla si:
1. Cilët janë faktorët që ndikojnë në vendimin e strukturës së kapitalit të rmave shqiptare?
2. A ka dallime në përzgjedhjen e strukturës së kapitalit midis rmave të vogla të mesme
dhe të mëdha?
Ky punim vijon si më poshtë: Seksioni vijues është shqyrtimi i literaturës, Seksioni i tretë
paraqet në detaje metodologjinë e studimit, Seksioni i katërt paraqet analizën e rezultateve

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT