Perceptimet e mesuesve per rolin e psikologut ne shkolla

AuthorAlketa Çoku
Pages66-69
66
Vol. 4 No.3
January, 2019
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Perceptimet e mesuesve per rolin e psikologut ne shkolla
Alketa Çoku
Abstrakti
Mësuesit kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në përdorimin e shërbimeve të këshillimit
shkollor, në drejtim të konsultimit mësues-psikolog dhe referimin e studentëve. Kështu, duhet
siguruar që mësuesit të kuptojnë rolet dhe përgjegjësitë e psikologve të shkollave. Shkollat
dhe profesionistët pranë këtyre shkollave sot përballen me një gamë të s dash të kr uara nga
ndryshimet kulturore, politike, ekonomike, dhe sociale që po ndodhin në shekullin njëzet e
një. Duke pasur parasysh këtë grup të frikshëm te s dave, psikologët e shkollave duhet të
edukohen në mënyrë të qartë dhe të shpjegojnë rolin e tyre si një anëtar i padiskutueshëm
në mjedisin e përgjithshëm arsimor. Tani më shumë se kurrë, psikologët e shkollave janë të
s duar për të demonstruar dhe për të provuar të efektivitetin e tyre.
Qëllimi i kët studimi ishte për të shqyrtuar perceptimet e mësuesve për rolin e një psikologu
të shkollës dhe shërbimet që ofrohen në një shkollë. Ky studim është bazuar në nevojat e
perceptuara të nxënësve, shërbimet e këshillimit, si dhe pikat e forta dhe nevojat për përmirësim
të programit aktual të këshillimit. Gjithashtu, të ofrojë rekomandime për psikologët e shkollës
në lidhje me praktikat më të mira për t’u shërbyer nxënësve.
Punimi synon të kuptojë nësë janë zhdukur apo i kanë mbitjetuar kohes, paragjykimet e
mjedisit arsimor shqiptar për rolin e psikologut shkollor. Pasi gjithmonë ka qenë tendenca
e përcaktimit të roleve, detyrave dhe përgjegjësive të kët profesionisti, si dhe i shoqërisë
shqiptare e cila e vesh këtë profesionist me funksionet e një psikologu klinik që duhet të
ndërhyjë në shkollë sa herë që situatat kthehen në problematike.
Hyrje
Psikologjia si shkencë ka relativisht pak vite që është e njohur në vendin tone, ndaj
dhe ai si profesion ndeshet me vështirësi në integrimin në një shoqëri si e jona…
Reforma që ka përfshirë sistemin tonë arsimor, ka sjellë risi dhe ndryshime të
qenësishme në aspektin e kurrikulave, programeve e teksteve të reja, përdorimit
dhe aplikimit tërësisht dhe me sukses të metodave bashkëkohore të mësimdhënies
dhe mësim nxënien me në qendër nxënësin. Pra, ky proces ristrukturimi i gjithë jetës
shkollore nuk mund të kuptohet pa ecurinë dhe mbështetjen e shërbimit psikologjik
në arsimin parauniversitar. Është viti i tretë që shërbimi psikologjik në shkolla të
arsimit bazë dhe të mesëm, vlerëson të gjithë komunitetin shkollor në tërësi duke
mbështetur dhe ofruar shërbime psikologjike dhe sociale. Tashme, dihet nga te
gjithë, se problemet e edukimit në shkolla kanë vështirësitë e veta, me përmasa të reja,
zgjidhja e të cilave kërkon njohjen dhe bashkërendimin e punëve të gjithë aktorëve
në shkolla, e veçanërisht kontributin e psikologut shkollor, i cili duke mbajtur
marrëdhënie të drejtpërdrejta me nxënësit, mësuesit dhe komunitetin, praktikon
në mjediset e shkollave, përqasje psikologjike, sociale dhe emocionale tek fëm ët,
nxënësit dhe adoleshentët.
Psikologët shkollorë janë normalisht persona kyç që ndikojnë në përmirësimin
e veprimtarisë mësimore edukative në shkolla. Njohin dhe kuptojnë saktësisht

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT