Përdorimi i burimeve të jashtme të kreditimit nga NVM në Shqipëri - Analizë e Anketës SAFE

AuthorEugen Musta
PositionHEI 'Marin Barleti University'
Pages317-329
317
Vol. 3 No. 1
May, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Përdorimi i burimeve të jashtme të kreditimit nga NVM në Shqipëri –
Analizë e Anketës SAFE
Eugen Mus ta
HEI “Marin Barleti University”
Abstrakt
Rëndësia e një klime të shëndoshë për investime është themeli për të ndërtuar një ekonomi
me rritje të qëndrueshme. Në mënyrë që bizneset të realizojnë planet e tyre të investimeve
ato shpesh kanë nevojë për burime të jashtme për ti nancuar këto projekte. Për këtë arsye
disponibiliteti i kreditit dhe aksesi që rmat kanë në të ka një rëndësi të veçantë në rritjen
dhe zhvillimin e tyre. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) kanë një peshë të madhe
në ekonominë shqiptare si nga numri i tyre ashtu edhe nga kontributi në punësim dhe
në vlerën e shtuar. Në të njëjtën kohë ato janë edhe kategoria më e prekur nga problemet
e nancimit për shkak të shkallës më të lartë të asimetrisë së informacionit e ndjekur edhe
nga pamja ueshmëria e kolateralit dhe vëllimet e vogla të transaksioneve. Ky punim ka për
objektiv të analizojë ndryshimin në sjelljen e NVM-ve rreth mënyrave të nancimit të jashtëm
të përdorur nga to në 5 vitet e fundit duke u bazuar në rezultatet e marra nga anketimet e
Bankës Qendrore Evropiane dhe Këshillit të Evropës për Aksesin në nancim të ndërmarrjeve
(SAFE) të organizuara në vitet 2011, 2013, 2015 dhe 2016. Nga analiza rezulton se rmat në
Shqipëri janë në një situatë më pak të favorshme në lidhje me kreditimin krahasuar me vendet
e tjera të rajonit dhe Evropës. Ato janë përdorues më të mëdhenj të kreditimit afatshkurtër sesa
atij afatgjatë.
Fjalët kyçe: NVM, Financim i jashtëm, Shqipëri, SAFE, akses në nancim.
Hyrje
Pa dyshim që rëndësia e një klime të shëndoshë për investime është themeli për të
ndërtuar një ekonomi me rritje të qëndrueshme. Në mënyrë që bizneset të realizojnë
planet e tyre të investimeve ato shpesh kanë nevojë për burime të jashtme për ti
nancuar këto projekte. Për këtë arsye disponibilitëti i kreditit dhe aksesi që rmat
kanë në të ka një rëndësi të veçantë në rritjen dhe zhvillimin e tyre.
Struktura ekonomike në Shqipëri dominohet nga Ndërmarrjet e Vogla të Mesme
(NVM) që përveçse janë më të shumtat në numër, rreth 99%, janë gjithashtu pjesë
shumë e rëndësishme e ekonomisë së vendit me një peshë mbi 60% në punësimin e
përgjithshëm dhe me mbi 55% në vlerën e shtuar (EIB, 2016). Duhet pasur parasysh
se klasi kimi i ndërmarrjeve në Shqipëri ndryshon nga ai evropian. Në Shqipëri
ndërmarrjet klasi kohen si mikro njësi kur numri i të punësuarve në to nuk i kalon
4 persona, si njësi të vogla kur numri i të punësuarve është 5-9, njësi të mesme kur
numri i të punësuarve është 10-49 dhe ato mbi 50 të punësuar klasi kohen si të mëdha.
Nëse do ti përmbaheshim përku zimit të BE-së mbi NVM-të që i klasi kon të tilla të
gjitha rmat me më pak se 250 të punësuar dhe një xhiro vjetore jo më të madhe se 50
milion euro, atëherë gati të gjithë rmat në Shqipëri do të kategorizoheshin si NVM
duke lënë jashtë vetëm një pakicë rmash të mëdha. Pra nëse përdornim kriteret
kategorizuese të BE-së, kontributi i NMV në rastin e Shqipërisë do të rezultonte i

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT