Përfshirja e komunitetit në qeverisjen lokale në Shqipëri

AuthorKozeta Ligeja
PositionInstituti iStudimëve Europiane, UT
Pages96-104
96
Vol. 4 No.3
January, 2019
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Përfshirja e komunitetit në qeverisjen lokale në Shqipëri
PhD. (C.) Kozeta Ligeja
Instituti iStudimëve Europiane, UT
Abstrakt
Hipoteza Qëllimi i kët artikulli është të analizojë përfshirjen e qytetarëve, komunitetit në
tërësi, apo grupëve të interesit në veçanti, në proçeset vendimmarrëse në praktikat e qeverisjes
së një vendi. Qëllimi i angazhimit qytetar është të kr ojnë dhe përmirësojnë politikat publike.
Si rrjedhojë, përmirësohet dhe mirëqënia e qytetarit. Sa më e madhe të jetë pjesëmarrja qytetare
në proçeset politike aq më e konsiliduar është demokracia dhe funksionimi i shtetit. Nisur nga
ky përcaktim, vlen të theksojmë vlerën praktike të kët drejtimi në shoqërinë e një vendi të
caktuar, kryesisht në Shqipëri.
Qëllimi i punimit është që nëpërmjet provave kryesisht të analizës teorike, por edhe rastëve
në praktikën shqiptare, të vërtetojë hipotezën e ngritur.
Metodologjia: Punimi do të mbështetet mbi disa metoda studimore. Do të përdoret kryesisht
metoda induktive, duke kaluar nga fakte të veçanta në përfundime të përgjithshme, metoda e
përshkrimit, shqyrtimit të literaturës për këtë çështje. Gjithashtu në artikull analizohen edhe
raste të veçanta në Shqipëri, të cilat kanë adresuar çështje speci ke me rëndësi për zhvillimin
e punimit.
Fjalët Kyce: Qytetari, Pjesemarrje publike, Komunikim, Qeverisje vendore, Autoritete.
Hyrje
Në sistemin demokratik mobilizimi social është rruga e drejtë që përfshin angazhimin
e qytetarëve në vendimarrjet politike.
Thelbi i demokracisë sipas Abraham Lincoln është: “ një qeverisje e popullit, nga
populli për popullin” Këtu kuptohet se sistemi demokratik e lidh qeverisjen
me popullin. Kështu që demokracia paraqitet në disa forma të saj. Pikërisht këtu
buron dhe e drejta qytetare për t’u përfshirë në vendim marrje. Kemi demokraci
të drejtëpërdrejtë që nënkupton qeverisjen e popullit, demokraci përfaqësuese që
realizohet përmes të zgjedhurve nga populli)
Demokracia me pjesëmarrje synon që t’i japë mundësi të gjithë qytetarëve të një
shoqërie, për të dhënë kontributin e tyrë në proçeset vendimarrëse, në politikën e një
vendi. Gjithashtu, edhe për të marrë të gjitha për timet dhe aksese të barabata nga
organet qeveritare.
Këtu kemi të bëjmë me respektimin e të drejtave të qytetarëve që Marshall1 do
ti ndante në disa kategori të drejtash: Të drejta civile, të drejta politike, të drejta
shoqërore.
Sipas t , tek të drejtat civile përfshihen, të drejtat e rëndësishme për lirinë individuale
të cilët janë: e drejta e alës, e drejta e mbledhjes, liria e ndërgjegjes, liria për barazi
përpara ligjit dhe e pronës.
Të drejtat politike lidhen me mundesitë që i japin njerëzve për t’u marrë pjesë në jëtën
1 Heywood. A, “Politika” Instituti për Studimet Publike dhe Ligjore, Botimet Dudaj, 2008, fq 439.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT