Përgjegjësia Deliktore në Sport: Aspekt Krahasues mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës

AuthorBionda Rexhepi
PositionZyrtare Ligjore në Gjykatën Themelore në Gjilan, Kosovë
Pages121-131
121
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Vol. 6 No.2
September, 2020
Përgjegjësia Deliktore në Sport:
Aspekt Krahasues mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së
Kosovës
LLM Bionda Rexhepi
Zyrtare Ligjore në Gjykatën Themelore në Gjilan, Kosovë
Abstrakt
E drejta sportive dhe përgjegjësia deliktore? Çka i bashkon këto dy fusha dhe ku ngërthehen
mes vete? E drejta e një personi për të ushtruar hobin e t /saj apo thjeshtë për të përcjellur një
ngjarje sportive a duhet të ketë limite dhe nëse po, deri ku shkojnë këto limite? A shkakton
përgjegjësi deliktore mospërmbajtja e rregullave gjatë ushtrimit të sportit apo përcjelljes së saj,
dhe mbi të gjitha cilat janë këto rregulla?
Ky punim synon të i përgjigjet këtyre pyetjeve duke bërë krahasimin mes përgjegjësisë deliktore
të sportit në të drejtën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.
Për të kuptuar më mirë këtë institut të së drejtës, do të analizohet normatizimi i kësaj
përgjegjësie në të dy shtetet dhe praktikimi i saj.
Fjalët kyce: Përgjegjësia deliktore, dëmi, veprimtaria e rrezikshme dhe dëmshpërblimi.
1. Kuptimi i përgjegjësisë deliktore në sport
E drejta sportive (Sports Law) është një e drejtë me zhvillim të ri njëzet vitet e fundit
në Bashkimin Europian. Paraqitet si e drejtë prioritare pas hyrjes në fuqi të Traktatit
të Lisbonës dhe jurisprudencës së vrullshme të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit
Europian dhe Gjykatës së Arbitrazhit të Sporteve.1
Në Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve të Kosovës, përgjegjësia deliktore nënkupton
shkaktimin e dëmit. Në shkaktimin e dëmit, marrëdhënia e detyrimit kr ohet nga
vetë fakti se dëmi i është shkaktuar të dëmtuarit. Kur dëmi i shkaktohet të dëmtuarit,
kr ohet përgjegjësia-detyra e dëmtuesit për shpërblimin e dëmit. Përgjegjësia për
dëmshpërblim quhet edhe përgjegjësi deliktore-civile.2 Përgjegjësinë deliktore në
sistemin normativ të Kosovës e ndajmë në përgjegjësi subjektive që nënkupton që
dëmi është shkaktuar me fajin e personit dhe përgjegjësinë objektive që nënkupton
shkaktimin e dëmit, pavarësisht fajit.3
Në Torts Law-E drejta e dëmit- në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përgjegjësia
deliktore, apo siç njihet në gjuhën angleze-tort është sjelle që dëmton njerëzit e tjerë ose
pronat e tyre dhe për këtë personi që e shkakton, duhet të mbulojë dëmin.4 Sipas Torts
Law, ekzistojnë tri lloje të dëmeve: me dashje, nga neglizhenca dhe nga përgjegjësia.
1 Sports Law, USLegal, https://sportslaw.uslegal.com/, 6:42 PM.
2 Dauti Nerxhivane (2016) E drejta e detyrimeve, pjesa e përgjithshme, Universiteti i Prishtinës “Hasan
Prishtina”, Fakulteti Juridik, Prishtinë, fq. 152.
3 Berisha Ruzhdi (2013), Bazat e Përgjegjësisë në Komentar i Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve, Libri I,
UNDP, fq.160.
4 Tort Law, USLegal, https://sportslaw.uslegal.com/tort-law/,Chapter I,USLegal is a registered trademark,
6:16 PM

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT