Përgjegjësia profesionale mjekësore nga pikëpamja penale

AuthorArta Hasa (Jakupi)
PositionJuriste, 'Spitali Italian Salus'
Pages177-182
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
177
Pёrgjegjёsia profesionale mjekёsore nga pikёpamja penale
Dr. process Arta Hasa (Jakupi)
Juriste, “Spitali Italian Salus”
Abstrakt
E drejta për kujdes shëndetësor është nje e drejtë themelore e njeriut ku rolin themelor e luan shteti
si garantues i sigurisë së pacientit bazuar ne mosdiskriminimin. E drejta për kujdesin shëndetësor
parashikohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Neni 55/1 “Shtetasit gëzojnë në mënyrë të
barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor nga shteti.
Në fokus të këtij artikulli është trajtimi i “Mjekimit të pakujdesshëm. Në vitet e fundit vihet re
një shtim i konsiderueshëm i “gabimeve mjekuese”, të cilat, si pasojë sjellin hapjen e procedimeve
penale në ngarkim të personelit mjekësor. Në këtë artikull do të trajtohen, aspektet ligjore të
profesionit mjeksësor dhe përgjegjësin profesionale mjekësore nga pikëpamja penale.
Fjalë kyçe: E drejta për kujdes shëndetësor, përgjegjësia penale mjekësore, mjekimi i pakujdeshëm.
E drejta për kujdes shëndetësor
E drejta per kujdes shëndetësor mbrohet me Kushtetutë: “Jeta e cdo personi ne Republikën
e Shqipëris mbrohet me ligj (Neni 21 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë)” 1.
Neni 55 i K.Sh. : “Shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor
nga shteti”. E drejta për kujdes shëndetësor është nje e drejtë themelore e njeriut ku rolin
themelor e luan shteti si garantues i sigurisë së pacientit bazuar ne mosdiskriminimin.
Me didaktin në alë evidentohet rëndësia primare që shteti i jep qytetarëve të tij dhe
mbrojtja në rang kushtetues të së mirës themelore, siç është ajo e shëndetit.
Rëndësia e këtij procesi qëndron jo vetëm ne evidentimin e gjendjes se respektimit
dhe zbatimit të ligjit, i cili reekton respektimin e të drejtave dhe lirive të individit në
këto institucione, por dhe për vleresimin e funksionimit të strukturës institucionale,
të përshtatur me profesionalizëm, sipas standarteve të kërkuara konform ligjit, si dhe
vleresimit të kushteve infrastrukturore ekzistuese në ambientet e këtyre institucioneve 2.
Vlerësimin e strukturës shëndetësore në tërësi, vlerësimin e cilësisë së shërbimit,
vlerësimin e garantimit të të drejtave të pacientit nga institucionet kompetente 3.
E drejta për kujdes shëndetësor nënkupton dhe vlerësimin dhe kontrollin e perfomancës
dhe formimit të përsonelit mjekësor dhe paramjekësor, t ë cilët me veprimet e tyre apo
mosveprimet ndikojnë në garantimin apo cënimin e kësaj të drejta kushtetuese. Këtu do
vlerësoja si mja të rëndësishëm rolin e institucione arsimore të larta të cilët pregadisin
personelin mjekësor dhe paramjeksësor dhe rolin e institucioneve vleresues të zhvillimit
1Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
2http://www.avokatipopullit.gov.al
3Qëndra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT