Përhapja e besimit bektashian në Elbasan në vitet 1925-1939
Author | Nereida Shqerra |
Pages | 59-68 |
59
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Vol. 5 No.3
January, 2020
Përhapja e besimit bektashian në Elbasan në vitet 1925-1939
Nereida Shqerra
Abstrakt
Besimi bektashian, ashtu si edhe besimet e tjera, gjeti mbështetje dhe përhapje të gjerë në
Elbasan dhe në rrethinat përreth t . Për të kuptuar më mire ndikimin që ky besim pati në jetën
shoqërore, kulturore, politike etj.në Elbasan dhe më gjerë, do të trajtohet fi llimisht kuptimi i
termit bektashizëm.
Le të shohim disa përkufi zime të dhëna për besimin bektashian nga autorë të ndryshëm:
“Urdhër fetar islamik me një doktrinë të veçantë. Mori emrin nga themeluesi haxhi Bektash
Veliu. Me kr imin e korpusit të jeniçerëve bektashizmi u bë baza ideologjike e t . Në Shqipëri
depërton gjatë pushtimit osman, në disa qytete. Sekti i bektashinjve ndikoi mja në përhapjen
dhe përshtatjen e islamit në Shqipëri. Qendra e kët sekti në Shqipëri ishte Elbasani, krahas
Krujës, Frashërit, Dibrës, Tetovës. Sekti i bektashinjve ishte më liberal se sekti sunit, udhëheqës
në shtetin osman. Ai ishte kundër ngurtësisësë dogmave fetare islame.”(Elbasani Enciklopedi,
Elbasan 2003, Sejko.fq. 53)
“Bektashizmi ishte një sistem juridik hyjnor që predikonte të drejtën që i ishte dhënë popullit
nga Zoti për kr imin e normave që rregullojnë jetën sociale dhe lirinë e besimit personal tek
Zoti. Bektashizmi lë mënjanë çdo lloj formalizmi në përmbushjen e riteve fetare.” (Zhuljeta
Kadilli Daja “Elbasani në vitet 1892-1908 sipas regjistrave osmane” Shtëpia botuese MORAVA,
Tiranë, 2014., fq. 232-233).
“Bektashizmi, i lindur si një sekt heretik i islamizmit qe një orvatje pllenuese, një modus
viventi për të bërë një urë lidhëse midis krishtërimit dhe islamizmit.” (Moikom Zeqo “Syri i
tretë. Naim Frashëri dhe bektashizmi”, Tiranë, Medaur, 2001. Fq. 17)
Bektashizmi: një islam joturk, evropian dhe jo “fanatik” “Ajo që ka ndodhur më shumë me
bektashizmin, si edhe me alevizmin në Turqi, është esencializimi i tyre si një sekt me natyrë
liberale dhe humaniste, i kundërt me sunizmin e autoriteteve osmane, sinonim i fanatizmit
dhe despotizmit” (Nathalie Clayer “Në fi llimet e nacionalizmit shqiptar”, botime perpjekja,
Tiranë 2012, fq. 428.)
Fjalët kyçe: Bektashizmi, Elbasan, Periudha 1925 – 1938.
Hyrje
“Bektashizmi me të drejtë është karakterizuar si një urë e islamit drejt krishtërimit”
(Dilemat e Arbërit (Një studim mbi Shqipërinë e shek. XI-XVI), Pëllumb Xhufi , Pegi,
Tiranë 2006, fq. 543)
“Bektashizmi është një fi lozofi mistike. Në pikëpamje brendësie, ai paraqet një
shkollë të lartë, ku njeriu edukohet e pajiset me veti e cilësi të mira e me moral të
lartë dhe simbas kapacitetit mbërrin të mësojë e të kuptojë realitetin e vetes vet, i hap
dhe i lehtëson at udhën për ecjen drejt përparimit e perfeksionimit. Shkurtimisht
bektashizmi mund të shpjegohet me alët “Humanizëm e Civilizim”, ku njeriun e
urtëson, e civilizon dhe e ndihmon që t’i afrohet shkallës së meritueshme të njerëzimit.
Kështu që vjen të kuptohet vetvetiu se, bektashizmi lind bashkë me njeriun, i shfaqur
që prej profetit Adem(Fillimet e bektashizmit në Shqipëri dhe në Elbasan-Gjysh
To continue reading
Request your trial