Përkufizimi dhe matja e riskut të kreditit, analizë grafike e treguesve të riskut të kreditit

AuthorEnida Istrefi
PositionFakulteti Biznesit, Universiteti 'Aleksandër Moisiu' Durrës
Pages114-122
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
114
Përkufizimi dhe matja e riskut të kreditit, analizë grafike e treguesve të
riskut të kreditit
Msc. Enida Istrefi
Fakulteti Biznesit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
Abstrakt
Thuajse të gjithë konsumatorët përdorin produktet dhe shërbimet bankare. Nëse ky treg
do të funksiononte më së miri atëherë sigurisht që zhvillimi ekonomik do të kishte ritme
perparimi të shpejta.Funksionimi i mirë i sistemit bankar është një faktor i rëndësishëm
për kanalizimin e fondeve në ekonomi në mënyrë efikase dhe për rritjen e ndërmjetësimit
bankar. Nxitja e konkurrencës në sistemin bankar është një tjetër faktor, që ndikon në
ofrimin e shërbimeve sa më të mira për klientët, që siguron përdorimin e teknologjisë së
re bankare, prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të reja dhe uljen e kostos të
shërbimit bankar. Kjo i ndihmon bankat të rrisin klientelën e tyre dhe të kenë më tepër
hapësira për zgjerim aktiviteti dhe rritje fitimesh dhe njëkohësisht do të ndihmojnë
zhvillimin ekonomik te vendit.Por në të gjithë këtë aktivitet kaq të zgjeruar, padyshim që
dhe problemet e sektorit bankar do të jenë të shumta. Një nga problemet më të mëdha që
ka ka ndeshur tregu bankar jo vetëm brenda vendit tonë por edhe më gjërë është rritja e
ndjeshme e nivelit të kredive me probleme apo e kredive të pakthyera që përkthehen si
humbje për bankën.Për këtë arsye për të shmangur këtë kolaps në të cilën është futur
sektori bankar është e nevojshme jo vetëm matja e riskut të kreditit por edhe marrja e
masave të duhura për ta minimizuar këtë risk pse jo dhe për ta shmangur plotësisht
Fjalët kyçe: Risk i kreditit, BSH, Kontatë kredie, Menaxhimi i riskut të kreditit.
Hyrje
Sistemi bankar në Shqipëri është zhvilluar shumë vitet e fundit dhe përdrimi i
produkteteve të bankës gjithnjë e më tepër është i pranishëm në jetën tonë të
përditshme. Një sistem bankar i shëndetshëm është pasqyrë e një zhvillimi të mirë
ekonomik dhe e një mirëqenie të kënaqashme të shoqërisë. Tema që kam zgjedhur të
trajtoj është matja e riskut të kreditit në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri. Në këtë
punim kam prekur disa çështje të cilat më janë dukur si më të përshtatshme për të
shpjeguar riskun e kreditit, të renditura si më poshtë: çfarë është risku i kreditit; si
e përkufizojnë riskun e kreditit analistë të fushës si dhe Banka e Shqipërisë; faktorët
kryesor që ndikojnë në rritjen e kredive të këqija. Më pas jamë ndalur në rolin
promotor që ka banka në ekonomi e veçanërisht; produktet kryesore të bankave të
nivelit të dytë, funksionet e Bankës së Shqipërisë si bankë Qendrore etj. Duke qenë
se kredia është produkti kryesor në banka dhe duke qenë se tema ime fokusohet
pikërisht në matjen e rrezikut që vjen si pasojë e rritjes së nivelit të kredive me
probeme kam bërë dhe klasifikimin e llojeve të kredive sipas disa kritereve. Së fundmi
kam bërë dhe një analizë, duke marrë në shqyrtim 6 bankat më të mëdha të sistemit
tonë bankar, në të cilën kam krahasuar raportin e kredive të këqija (NPL-Non
Performing Loans) me portofolin total të kredive.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT