Përmirësimi i Vazhdueshëm i Raportimit Financiar përmes Monitorimit të Zbatueshmërisë së Standardeve Kontabël
Author | Brikena Tolli |
Position | SHLJU 'Universiteti Marin Barleti', Tiranë, Albania |
Pages | 144-149 |
144
Vol. 6 No.1
May, 2020
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Përmirësimi i Vazhdueshëm i Raportimit Financiar përmes Monitorimit
të Zbatueshmërisë së Standardeve Kontabël
Ph.D (C.) Brikena Tolli
SHLJU “Universiteti Marin Barleti”, Tiranë, Albania
Abstrakt
Shqipëria ka bërë progres vitet e fundit në lidhje me kuadrin ligjor të raportimit fi nanciar.
Situata sot paraqitet e përmirësuar pas hyrjes në fuqi në janar të vitit 2019 të ligjit nr. 25/2018
“Për kontabilitetin dhe pasqyrat fi nanciare”. Megjithatë ka akoma punë për të bërë.
Shpesh vihet re një mos respektim i standardeve të raportimit fi nanciar dhe të auditimit ligjor
në hartimin e pasqyrave fi nanciare, tregues për një cilësi të dobët të raportimit fi nanciar dhe
njëkohësisht për një aktivitet të dobët/papërshtatshëm të sigurimit të cilësisë.
Ky punim ka për qëllim të identifi kojë, përmes analizimit të një kampioni pasqyrash fi nanciare,
problematikat në cilësinë e raportimit fi nanciar referuar zbatimit të standardeve kombëtare të
kontabilitetit. Identifi kimi i problematikave është më pas premisa për përcaktimin e burimit të
këtyre problematikave si dhe dhënia e rekomandimeve për reduktimin ose eleminimin e tyre.
Rezultatet e analizës treguan për një cilësi jo të kënaqshme të raportimit fi nanciar në
Shqipëri. Niveli i cilësisë së raportimit fi nanciar do të rritej nëpërmjet rritjes së monitorimit të
vashdueshëm të zbatueshmërisë së standarteve të kontabilitetit, ndërhyrjeve të përshtatshme
në legjislacionin fi skal dhe rritjes së ndërgjegjësimit të hartuesve të pasqyrave fi nanciare.
Fjalët kyçe: Cilësia e raportimit fi nanciar, SKK, ligji për kontabilitetin, monitorimi.
Hyrje
Shqipëria ka bërë progres vitet e fundit në lidhje me kuadrin ligjor të raportimit
fi nanciar. Situata sot paraqitet e përmirësuar pas hyrjes në fuqi në janar të vitit 2019
të ligjit nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat fi nanciare”. Ky ligj ndihmoi
nëharmonizimin e kuadrit ligjor të raportimit fi nanciarvendas me atë të Bashkimit
Europian.Banka Botërore nëvitin 2017 bëri një analizëtë përputhshmërisë midis
Direktivës 34/2013/EU së BE-s dhe legjislacionit shqiptar të raportimit fi nanciar duke
identifi kuar shumëdiferenca. Për të afruar legjislacionin shqiptar me atë të BE, pjesë të
kësaj Direktive u traspozuan në ligjin e ri të kontabilitetit duke ndikuar në lehtësimin
e barrës së raportimit fi nanciar për NMV1. Ndryshimet që solli ky ligj kryesisht kishin
të bënim me:
- klasifi kimin e njësive ekonomike, duke e përafruar me atë të vendeve të BE-së;
- përcaktimin e rregullave të reja për raportet jo-fi nanciare;
- monitorimin e zbatimit të standardeve, si një ndër detyrat e Këshillit Kombëtar të
Kontabilitetit,
- deklarimin e pagesave ndaj shtetit për njësitë e angazhuara në industritë nxjerrëse
dhe shfrytëzimin e pyjeve,
- etj.
Megjithatë ka akoma punë për të bërë sepse ekzistojnëboshllëqe midis kuadrit ligjor
1 NVM – Njësitë ekonomike të Vogla dhe të Mesme.
To continue reading
Request your trial