Përpjekjet e mësimit të gjuhës shqipe në Kosovë gjatë viteve 1912-1918

AuthorRagip Gjoshi
PositionUniversiteti i Prizrenit 'Ukshin Hoti' në Prizren
Pages6-21
6
Vol. 5 No.3
January, 2020
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Përpjekjet e mësimit të gjuhës shqipe në Kosovë gjatë viteve 1912-1918
Ragip Gjoshi
Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” në Prizren
“S’mund të ketë Shqipëri pa shqiptar,s’mund të ketë shqiptar pa gjuhë
shqipe,s’mund të ketë gjuhë shqipe pa shkolla,në të cilat të mësohet shqipja.”
(Sami Frashëri)
Abstrakt
Mësimi dhe mësimdhënia e gjuhës shqipe në Kosovë,zë ll serioz nga Rilindja Kombëtare
Shqiptare deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë,por llet i gjejmë edhe në thellësi të
historisë së kombit dhe historisë së arsimit e didaktikës së gjuhës shqipe .Kudo,në udhën time
kerkimore kam gjetur qendresën dhe rezistencën e pashkëputshme të ideologëve të çështjës
kombëtare në ruajtjen e trungut të kombit,gjuhës,shkollës,kulturës shqiptare përballë dhunës
.Plejada të tëra atdhetarësh të devotshëm me dinjitet në udhën e shkronjave shqipe kanë
hartuar tekste për të vegjël e të mëdhenjë,tekste letrare e shkencore,pedagogjike e didaktike.
Shpesh,ishin ata njëkohësisht mësimdhënës e autorë tekstesh,Ata i gjen në përpjekje për kr im
alfabetesh,abetaresh,librash shkollor,çelje shkollash dhe ndër beteja e kryengritje.Mësimi i
gjuhës shqipe në Kosovë ishte e pandashme nga gjithë trojet shqiptare deri në shpalljën e
Pavarsësisë së Shqipërisë.Mirëpo,mësimi i gjuhës shqipe në të gjitha periudhat historike ishte
e ndërlidhur me ruajtjen e identitetit kombëtar,sepse ndërlidhjet e historisë së kësaj pjese
të kombit,historisë së shkollës shqipe,historisë sëdidaktikës dhe gjuhësisë janë të lidhura
gërshetë.
Fjalë kyçe: shqiptar,Kosovë,alfabet,tekste,hapja e shkollave, Rilindja kombëtare Shqiptare,
pavarësia, didaktika e gjuhes.
Hyrje
Për t’i arritur qëllimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit(1878), intelegjenica shqiptare e
përqëndroi aktivitetin e saj në dy drejtime: në planin e gjuhës shqipe dhe në fushën
e çeljes së shkollave kombëtare. Ishte kjo një periudhë kur në Vilajetin e Kosovës qe
zhvilluar një aktivitet i pasur qe u shndërrua në një lëvizje gjithshqiptare, e njohur në
historinë e shkollave dhe të arsimit tonë kombëtar si Lëvizje për shkollën dhe arsimin
shqip. Kjo lëvizje e fuqishme kombëtare arriti që të nalizojë me sukes objektivat
më të rëndësishme kombetare: alfabeti-gjuha-shtypi-shkolla-libri-lu a.1 Kjo lëvizje
që shtrirë në gjithë trojet shqiptare,e në veçanti në Kosovë sidomos gjatë viteve 1883,
e sidomos gjatë viteve 1909, 1910, 1911 kur me forcë shtruan çështjen e shkollave
dhe të arsimit shqip.2 Dokumentacioni arkivor i kësaj periudhe, ofron të dhëna për
aktivitetin e zhvilluar në këtë fushë nëpër vilajete. Por rrethanat e Vilajetit të Kosovës
1 Dr. Zenun Gjocaj, Roli i mësuesit dhe i shkollës shqipe në kohën e Rilindjes Kombëtare ‘’100 vjetori i
shkollës shqipe të vashave në Prizren’’, Simpozium shkencor i mbajtur në Prishtinë më 13 nëntor, 1992, f.97.
2 Arkivi Kombëtar i Tiranës, Fondi, Ministria e Arsimit, material e dokumente, ç’thanë të tjerët për Lidhjen
Shqiptare të Prizrenit.
7
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Vol. 5 No.3
January, 2020
kishin speci kat e tyre karakteristike.3 Idetë e rilindasve tanë në këto anë ishin
përqafur bashkë me porositë që dolën nga Lidhja e Prizrenit. Ishte arritur një vetëd e
e lartë kombëtare. Është e dokumentuar se gjatë kësaj periudhe kullat, teqet, vakëfet
dhe xhamitë ishin shndërruar në vatra të përhapjes së mësimit të gjuhës shqipe. Këtë
aktivitet esforconte kënga dhe lahuta e çi elia e rapsodëve qe ka dhënë një kontribut
të çmuar në edukimin dhe arsimimin e popullatës shqiptare në Kosovë. Rilindasit
kishin projektuar vënien e gjuhës amtare në themel të përmbajtjes së programit,ku
mësimi e lëvrimi i gjuhës amtare dhe përpjekjet për pasurimin e pastrimin e saj nga
alët e huaja dhe ato të panevojshme zinin vend qendror.Është e dokumentuar se
realisht, gjuha shqipe mësohej edhe shumëkohë para 7 Marsit 1887 në shkollat në
gjuhë të huaja, në kisha e xhami, në krahina të ndryshme të vendit.
1. Ndikimi i programit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare për mësimin e gjuhës
shqipe në shkollat e Kosovës
Në programin kombëtar të Lidhjes kërkohej njohja zyrtare e gjuhës shqipe, përdorimi
i saj në administratën dhe në shkollat e Shqipërisë si dhe përdorimi i një pjese të të
ardhurave të vendit për zhvillimin e arsimit.4Fanar drite në rrugën e përhapjes së
mësimit të gjuhës shqipenë Kosovë,si kudo qe itej shqip ishte thirrja e Sami Frashërit,i
cili u drejtohej të gjithë shqiptarëve me një vistër pyetjesh “Me se mbahetë kombësi e
një kombi? Më parë me gjuhë të ti. Gjuha është m’e par’ e m’e madhe shënj’ e një
kombër e. Gjuha me se mbahet? Me shkronja. Një gjuh’ e pashkruar s’mund të
qëndrojë shumë kohë e paprishurë... Kombi shqiptar s’është komb për të pasurë turp
prej t : të qënët e një njeriu nga një komb kaqë trim e kaq i zgjuarë, s’është turp, po
nder i math. Në ka mbeturë pas kombi ynë, s’është faj’ i ti, po faji ynë; në ka mbeturë
gjuha shqip e pashkruarë, s’ka mbeturë se është gjuhë e ligë e e metë, po vetëm se
s’jemi kujdesurë na ta shkruajmë. S’na ka faj gjuha, faji ësht’ yni.”5 Kryesisht,rëndësia
e mësimit të gjuhës amtare nga rilindasit lidhej me ruajtjen e qenies e të identitetit
kombëtar,bashkimin kombëtar për çlirim dhe ecjen drejt pavarësisë dhe futjen në
rrugën e progresit.Rilindësit tanë, ishin të përkushtuar për shkrimit e mësimit të
gjuhës shqipe, hapjes së shkollave shqipe dhe organizimit të arsimit kombëtar
shqiptar.Ata morën përsipër një barrë shumë të rëndë, atë të përhapjes së gjuhës
shqipe,hartimit të teksteve shkollore, veprave shkencore e letrare ,madje arritën të
përpilohen variante të ndryshme alfabetesh, duke punua për një alfabet të njësuar,
hartuan abetare e libra këndimi si dhe tekste të ndryshme shkollore, hapën shkolla,
ku dhanë mësim edhe vetë rilindësit. Në këtë periudhë populli i trevës së Kosovës,
ishte i mobilizuar edhe në çështjen e përhapjes së arsimit në gjuhën shqipe.”Popujt
dhe kur nuk kanë një ndërgjegje kombëtare të themeluar mbi kulturë, shtytja e rrojtjes
i bën që të lëvizin në kohën e rrezikut të madhë”,6 është ku konstatim ilustrativ për
3 Po aty.
4 Marrë më 27.09.2012, në: http://www.home.no/dukagjin/Lidhja%20Prizrenit%20II.html.
5 Enciklopedisti, Sami Frashëri, ideologu e patrioti i spikatur për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit
shqiptar.Ai ishte ndër oganizatorët kryesorë të “Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë
shqiptare” dhe, me themelimin e “Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip” (1879), u zgjodh kryetar i saj.
Drejtoi revistat e para në gjuhën shqipe dhe hartoi disa libra shkollor.Libri "Shqipëria ç'ka qenë, s’është e
ç’do të bëhet”, 1899, u bë manifesti i Rilindjes Kombëtare.
6 Xhafer Belegu, Lidhja e Prizrenit, Veprat e Sajë 1878-1881, Tiranë,1939.f.10.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT