Përqasje e taksonomisë zoonimike të kafshëve shtëpiake të gjuhës shqipe me atë të gjuhës gjermane

AuthorSonila Disho - Brunilda Vërçani
PositionFakulteti i Shkencave Humane Universiteti i Elbasanit - Fakulteti i Shkencave Humane Universiteti i Elbasanit
Pages266-270
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
266
Përqasje e taksonomisë zoonimike të kafshëve shtëpiake të gjuhës shqipe me
atë të gjuhës gjermane
Sonila Disho
Fakulteti i Shkencave Humane Universiteti i Elbasanit
Brunilda Vërçani
Fakulteti i Shkencave Humane Universiteti i Elbasanit
Abstra kt
Aspekti taksonomik apo klasikues i gjuhës shqipe dallon pak nga ai i gjuhës gjermane. Ndryshimet
midis shqipes dhe gjermanishtes përveçse vihen re në mënyrën e organizimit të sistemit apo në
strukturën e tij, vihen re dhe në numrin e elementeve që përbëjnë sistemin. Ndryshimet janë
vendosur në radhë të parë nga marrëdhëniet që kanë vendosur këta dy popuj me llojet e ndryshme
të gjësë së gjallë. Ky leksik ka frymëzuar studiues të ndryshëm shqiptarë (Shkurtaj, 1977, 339-348)
dhe gjermanë (Kutzelnigg, 1983, 210 – 216; Koss, 2002, 24).
Në sistemin shqip të zoonimisë së kafshëve shtëpiake si hiperonim gjejmë termin gjë e gjallë .
Paralel me këtë term gjejmë dhe termin kafshë shtëpiake. Ky hiperonim përfshin hiponimet kafshë
prodhuese dhe kafshë joprodhuese. Tek kafshët prodhuese përfshihen bagëtia e trashë dhe e imët.
Bagëtia e trashë ose ndryshe gjedhët përfshin dhe buajt. Bagëtia e imët përfshin si nënkategori
delen dhe dhinë. Nje kategori me vete perbën dhe derri. Një kategori tjetër më vete përbëjne dhe
shpezët shtepiake. Te grupi i kafshëve joprodhuese futen kali, gomari dhe mushka. Grupi i kafshëve
joprodhuese quhet ndryshe dhe hajvanë ose kafshë pune.
Në sistemin gjerman të zoonimisë së kafshëve shtëpiake gjejmë si hiperonim termin Haustier/
Nutztier (kafshë shtëpiake). Paralel me këtë term gjermanët përdorin termin Vieh (gjë e gjallë,
bagëti ) (Carl, 1995, 172). Ky hiperonim përfshin hiponimet Grossvieh (bagëti e trashë) dhe
Kleinvieh (bagëti e imët ). Grossvieh (bagëti e trashë) si nënkategori përfshin Pferd (kali) dhe Rind
(gjedhi). Kleinvieh(bagëti e imët) si nënkategori përfshin Schaf (dele), Ziege (dhi), Schwein (derri),
Hase (lepuri) dhe Geügel (shpezë).
Leksiku përfaqësues i kafshëve shtëpiake
Brenda një lloji të caktuar alët që emërtojnë kafshët shtëpiake formojnë sisteme interesante
ku elementet organizohen në raporte të caktuara sipas disa kritereve të ndryshëm, si gjinia
(femër – mashkull ) mosha dhe funksioni. Hiperonimet dhe hiponimet të gjetura nga një
analizë globale e elementeve të sistemit na bëjnë të kuptojmë se cilët nga llojet e kafshëve
shtëpiake kanë qenë të rëndësishme për gjermanët dhe shqiptarët. Nëse skema paraqitet
e gjerë dhe e shumëllojshme atëherë kjo kafshë shtëpiake ka një rëndësi shumë të madhe.
Sistemi është i përbërë nga kategoritë, nënkategoritë, llojet, variantet e llojeve dhe individët.
Ndarja e kafshëve shtëpiake në klasa semantike
Në taksonominë popullore të disa kafshëve shtëpiake dallojmë tre klasa semantike të
cilat lidhen me stadet e zhvillimit ziologjik të gjallesave dhe klasikojnë variantet e
llojit. Aësia për të prodhuar dhe për t’u riprodhuar është tipari kryesor që ndihmon në
përcaktimin e numrit të klasave të një lloji të caktuar :
I klasa e të rriturve

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT