Përvojat e të dënuarve në Shërbimin e Provës Tiranë

AuthorJeta Shkurti (Toçila)
PositionUniversiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale
Pages94-99
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
94
Përvojat e të dënuarve në Shërbimin e Provës Tiranë
PhD (C.) Jeta Shkurti (Toçila)
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale
Abstrakt
Ky studim synon të eksplorojë përvojat e të dënuarve në Shërbimin e Provës Tiranë.
Shërbimi I Provës është institucion i ri në Shqipëri. Ai është krijuar në vitin 2009, me
mbështetjen e OSCE.
Gjatë këtyre viteve Shërbimi i Provës është konsultuar me përvojat e shërbimeve të
provës në Europë duke u përpjekur të marrë modelet më të mira. Por deri më sot nuk
është bërë ndonjë studim për të parë ndikimin e këtij shërbimi tek të dënuarit. Ky
studim synon të identifikojë parimet bazë të praktikave efektive të shërbimit të provës
dhe të zbulojë mënyrat se si punonjësit e shërbimit të provës kanë ndihmuar të dënuarit.
Gjithashtu të zbulojë se si mbikëqyrja ka ndikuar në motivimin e të dënuarve për
ndryshim dhe në qëndrimet ndaj krimit. Ky studim përdor metoda kualitative të
mbledhjes së të dhënave dhe të analizimit. Janë intervistuar 10 të dënuar, të gjithë në
mënyrë individuale. Ka rezultuar se në përgjithësi mbikëqyrja është parë si përvojë
pozitive nga të dënuarit. Është gjetur se kur punonjësi i shërbimit të provës ka praktikuar
mbikëqyrje në terren, të dënuarit janë shprehur se kanë patur mbështetjen e nevojshme
për tu larguar nga krimi. Megjithatë për ata që nuk janë të motivuar të desistojnë nga
krimi, mbikëqyrja ofron një rutinë dhe plan që redukton riskun për recedivizëm.
Megjithëse ky studim është I përmasave të vogla dhe gjetjet nuk mund të përgjithësohen,
për gjithë të dënuarit në Shqipëri, demonstron vlerën e feedbackut me qëllim zhvillimin
me efektivitet të praktikave të shërbimit të provës.
Fjalët kyçe : shërbimi I provës, mbikëqyrje, recedivizëm, i dënuar.
Hyrje
Shërbimi i Provës në Shqipëri ka si qëllim dhe mision të tij, mbikëqyrjen dhe
mbështetjen e zbatimit të dënimeve alternative me qëllim mbrojtjen e interesave
publike, parandalimin e kryerjes së veprave penale, asistimin e personit të dënuar
për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga dënimi alternativ, asistimin e personit
të dënuar për kapërcimin e vështirësive për riintegrimin e tij shoqëror dhe të sjellë
ndryshime pozitive në sjelljen e të dënuarve.
Shërbimi i Provës, bashkëpunon dhe paraqet informacion dhe raporte para
prokurorisë dhe gjykatës sipas parashikimeve ligjore, përcakton metodat e zbatimit
të dënimit alternativ në përputhje me parashikimet ligjore. Kur është e nevojshme
bashkëpunon me institucione shtetërore, qendrore apo lokale, me komunitetin lokal,
si dhe me institucione të tjera dhe organizata jofitimprurëse për zbatimin e dënimeve
alternative.
Tashmë janë më se të qarta dhe të prekshme vlerat humane që mbart ky institucion
ndaj trajtimit të shkelësve të ligjit, në gjetjen e një sistemi efikas ndëshkimi, dhe
ndryshimin e ndëshkimit nga izolimi në burgje, në drejtësinë restauruese dhe
risocializimin e tyre në shoqëri.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT