Politika fiskale dhe ndikimi i evazionit fiskal në Kosovë

AuthorArbresha Dina - Dastidë Hajdari
PositionKompania Rajonale e Ujësjellësit 'RADONIQI', Gjakovë - OBO - Ambasada Amerikane, Prishtinë
Pages93-101
93
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
Politika fiskale dhe ndikimi i evazionit fiskal në Kosovë
Ma. Arbresha Dina
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “RADONIQI”, Gjakovë
Ma. Dastidë Hajdari
OBO - Ambasada Amerikane, Prishtinë
Abstrakt
Politika fiskale mbështetet në ligjet financiare dhe konsiston në ndërhyrjen e qeverisë
për të përballuar shpenzimet e shtetit nëpërmjet administrimit të të ardhurave që
mblidhen përmes sistemit fiskal. Funksioni i shtetit gjithnjë e më shumë po bëhet si
ndërmjetësues në zhvillimin ekonomik i cili duhet të kujdeset për krijimin e kushteve të
përgjithshme, për ruajtjen e shpejtuar të rritjes dhe zhvillimit ekonomik. Ndërhyrja e
shtetit në rrjedha ekonomike përmes politikës fiskale arsyetohet me rregullimet e bëra
në drejtim të mënjanimit të dukurive që bëhen pengesë për ruajtjen e mirëqënies së
përgjithshme të shoqërisë. Këto dukuri lidhen me veprimin joperfekt të tregut në:
mbrojtjen e shtresave të varfura të shoqërisë, krijimin e vendeve të punës, evitimin e
monopoleve dhe rritjen e konkurrencës së mirëfilltë, rishpërndarjen me të drejtë të
pasurisë, e të tjerë. Politika fiskale përfshin të gjitha masat dhe instrumentet me të cilat
shteti i siguron të hyrat publike dhe krijon kushte për zhvillimin ekonomik të vendit.
Një problem tipik dhe mjaft kufizues me të cilin qeveritë ballafaqohen në këtë fushë është
evazioni fiskal. Evazionin fiskal para se gjithash duhet kuptuar si shmangie e qëllimshme
e obligimeve tatimore që dalin nga kryerja e ndonjë aktiviteti ekonomik. Evazioni fiskal
lidhet me të gjitha ato veprime që kanë për qëllim të zvogëlojnë ose të eliminojnë
kontributin fiskal në arkën e shtetit prej qytetarëve ose subjekteve, duke shkelur dispozita
dhe norma fiskale specifike. Shumë diskutime publike të ekonomisë së fshehtë supozojnë
se evazioni është një gjë e keqe dhe politika tatimore duhet të hartohet në mënyrë të tillë
që t’a reduktojnë madhësinë e tij (evazionit). Por kjo është një çështje e lidhur me kuadrin
nëse kujdesemi apo jo për mirëqenien e evazuesve të tatimit.
Fjalë kyçe: Politika fiskale, shteti, ligji, zhvillimi ekonomik, evazioni fiskal.
Hyrje
Politika fiskale ndikon në realizimin e qëllimeve të politikës ekonomike në punësim,
stabilitet të çmimeve, në saldon e bilancit të pagesave dhe në normën e rritjes
ekonomike me vet faktin e mbledhjes të të hyrave publike dhe realizimin e
shpenzimeve publike. Politika fiskale përfshin të gjitha masat dhe instrumentet me
të cilat shteti i siguron të hyrat publike dhe krijon kushte për zhvillimin ekonomik
të vendit. Shkalla e zhvillimit të ekonomisë (prodhimit) të shtetit caktohet me sasinë
dhe cilësinë (kualitetin) e resurseve njerëzore dhe materiale dhe me shkallën e arritur
të zhvillimit tekniko-teknologjik. Përmes politikës fiskale ndikohet në vendosjen e
raporteve të dëshiruara në fuqinë ekonomike të qytetarëve. Shteti nuk ka për qëllim
të ndikojë në barabarësinë e qytetarëve sa i përket fuqisë ekonomike, sepse kjo mund
të ketë pasoja në humbjen e motivimit për punë. Kur qeveria përcaktohet për

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT