Politika e Gjelbër - perspektivë e nënavancuar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare

AuthorAdnan Limani
PositionUniversiteti Europian i Tiranës
Pages220-230
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
220
Politika e Gjelbër - perspektivë e nënavancuar në Marrëdhëniet
Ndërkombëtare
Dr. Adnan Limani
Universiteti Europian i Tiranës
Abstra kt
Autori në këtë studim trajton politikën e gjelbër si një perspektivë të re për të cilën ka një numër
shkrimesh përbrënda sferës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare, por që në rastin më të mirë ka ende
hapësirë dhe nevojë për të studjuar, nga arsyeja se kjo politikë ka ende një pozicion të nënavancuar
dhe të nënvlerësuar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Në Marrëdhëniet Ndërkombëtare politika
e gjelbër më shumë fokusohet në strukturat, proceset politike dhe në mënyren se si këto struktura
dhe procese politike mbizotëruese i ndihmojnë shkatërrimit të natyrës. Objekti qëndror i analizës,
si dhe qëllimi i hulumtimit të kësaj politike është mënyra se si shoqëria njerëzore shkatërron specie e
ekosisteme, duke penguar kështu funksionimin e suksesshëm të biosferës nga e cila varet mbijetesa
e shoqërisë njerëzore. Politika e gjelbër në karakterin e vet ka pozicionim global. Pozicionimi i
gjelbër, politikat globale i adreson në një mënyrë të veçantë, por që ka edhe aspekte të përbashkëta
me pozicionime të tjera. Megjithatë, kontributi i politikës së gjelbër dallon dhe është i veçantë në
Marrëdhëniet Ndërkombëtare, sepse ajo ofron një analizë dhe shpjegim alternativ të problemeve
politike dhe të procesit të negocimit ndëkombëtar ndaj qasjeve nacionaliste tradicionale si dhe
ka promovuar ligjërime të reja normative, që kanë prodhuar propozime alternative politikë-
formimi në raport me ato që kanë dominuar deri tani negociatat ndërkombëtare. Duke shetuar
përmbajtjen e kësaj politike gjejmë analizat e dinamikave dhe të politikave globale, mirëpo, aty
gjejmë edhe vizionet normative për ristrukturimin e politikave globale. Që të konstruktohet një
pozicionim i gjelbër në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, argumentat dhe idetë duhet vjelë nga teoria
politike e gjelbër, dhe nga “Ekologjia globale. Ky konstruktim i politikës së gjelbër bëhet përmes
etiketimit ekocentrik ndaj rritjes, si dhe përmes decentralizimit të pushtetit, e që janë qëndrimet
kryesore të kësaj politike. Teoria e politike e gjelbër dhe “Ekologjia globale” na japin shpjegime
të shumta të shkatërrimeve të natyrës nga ana e shoqërisë njerëzore, por gjithashtu me ndihmën
e tyre tojmë edhe një bazë të fuqishme normative se si t`i rezistojmë këtij shkatërrimi dhe si ta
krijojmë një shoqëri më të vetëdijësuar dhe më të qëndrueshme.
Keyword s: Green Policy, International Relations, ecocentrism,environmentalism, common spaces.
Hyrje
Çështjet e ndëlidhura me mjedisin asnjeherë nuk kane qenë në qendër të disiplinës
së Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Disiplina e Marrëdhënieve Ndërkombëtare
tradicionalisht ka qenë e preokupuar me të ashtuquajturën politikën e lartë dhe është
përqendruar kryesisht në sigurinë apo në konikte ndërshtetërore. Mirëpo, rritja e shpejtë
ekonomike, përhapja e teknologjive të reja si dhe rritja e numrit të popullsisë në botë, pas
viteve të gjashtëdhjeta, sjellin edhe rritjen e konsumit të energjisë dhe të burimeve, të cilat
njëkohësisht ishin edhe burime ndotjeje e prodhimi mbeturinash, që sollën edhe erozionin
e shpejtë të biodiversitetit te Tokës. Me paraqitjen dhe me përshkallëzimin e problemeve
të tilla mjedisore dhe sidomos të problemeve të para ndërkutare, është paraqitur edhe
nevoja për bashkepunim mjedisor ndërkombëtar, gjë qe ka sjell lindjen e një nënfushe
të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, të politikës së gjelbër, të përqëndruar kryesisht në
menaxhimin e burimeve të përbashkëta, që të jetë në gjendje të ofrojë interpretime

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT