Politika e NATO-s për zgjerimin e Aleancës, analizë e problemeve të zgjerimit

AuthorDrita Avdyli - Gentiana Bektashi (Patozi)
PositionDoktorante, Universiteti Mesdhetar i Shqiperise - Doktorante në Studimet Europiane
Pages596-600
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
596
Politika e NATO-s për zgjerimin e Aleancës, analizë e problemeve
të zgjerimit
Znj Drita Avdyli
Doktorante, Universiteti Mesdhetar i Shqiperise
Znj Gentiana Bektashi (Patozi)
Doktorante në Studimet Europiane
Zgjerimi i vitit 1999 dhe pasojat e tij
Pas zgjerimit të vitit 1999, siç parashtruam edhe më lart, u bë e qartë se vendimet për
pranimin e anëtarëve të rinj do të bëheshin rast pas rasti dhe pa kritere kse. Qëllimi i
përgjithshëm ishte të krijohej një arkitekturë sigurie më e mirë në të gjithë rajonin euro-
atlantik me siguri dhe stabilitet në rritje për të gjithë dhe pa krijuar vija të reja ndarjeje.
Anëtarët e rinj duhet t’i përshtateshin parimeve bazë të Kartës së OKB-së, duke përfshirë
regjimin demokratik, të drejtat e njeritu, dhe shtetin ligjor. Me pranimin në Aleancë,
anëtarët e rinj duhet të mernin përsipër detyrimet që u lindnin nga Traktati i Uashingtonit
dhe të ruanin efektshmërinë e Aleancës. Dera nuk do të mbyllej për anëtarë të rinj.
Anëtarët e rinj, gjithashtu, duhet të respektonin normat e OSBE-së, zgjidhjen e
mosmarrëveshjeve me mjete paqësore dhe nxitjen e stabilitetit dhe mirëqënies nëpërmjet
ekonomisë së tregut, drejtësisë shoqërore dhe ruajtjes së mjedisit. Anëtarët e rinj duhej
të vendosnin forcat e tryre të armatosura nën kontrollin demokratik dhe civil, si dhe t’u
siguronin atyre burime të përshtatshme nanciare.
Samiti i Uashingtonit i vitit 1999 premtoi se dera e NATO-s do të mbetej e hapur për anëtarë
të rinj, të cilët do të pranoheshin sipas Nenit 10 të Traktatit të Uashingtonit.1Komunikata
i mirëpriste të nëntë vendet kandidate të anëtarësoheshin në Aleancë dhe ofroi
ndihmë praktike nëpërmjet Planit të Veprimit për Anëtarësim (MAP). (Ministria e
PunëvetëJashtme, Tiranë, 2007Programii 9-të KombëtarVjetoriPlanittëVeprimitpërAnë
tarësim (MAP),
Paragra i 8-të i deklaratës së Samitit të Uashingtonit sanksiononte se asnjë vend nuk do të
favorizohej nga pikëpamja gjeograke, por vetëm nga meritat e veta. Ndërsa në paragran
39-të Konceptit Strategjik thuhet se Aleanca do të mbetet e hapur për anëtarë të rinj dhe
po përgatitej të dërgonte esa të reja. Në dokument, gjithashtu, thuhet se të uarit duhet
të marrin përsipër përgjegjësitë dhe detyrimet e anëtarësisë. Nga ana tjetër, NATO duhet
të përcaktojë se anëtarësia do t’i shërbejë interesit të përgjithshëm politik dhe strategjik
të Aleancës, fuqizimit të efektivitetit dhe kohezionit të saj, si dhe, mbi të gjitha, të çojë më
përpara sigurimin dhe stabilitetin evropian.
I njëjti qëndrim u mbajt edhe në takimin e ministrave të NATO-s, në Budapest, në maj të
vitit 2001. Ky takim mori parasysh kërkesën e Kroacisë për t’u anëtarësuar në të ardhmen
në NATO.
Megjithatë shumë pyetje nuk morën përgjigje, anëtarët e NATO-s nuk ishin të qartë,
si p.sh.: se çfarë kërkonin nga Aleanca dhe si do të zhvillohej ajo; çfarë qëndrimi do të
mbahej me Rusinë.
Në Asamblenë Parlamentare të NATO-s të vitit 1999 u bë e qartë se në qoë se zgjerimi
i shpejt do të pakësonte sigurinë e rajonit euroatlantik atëhere ishte më mirë të prisnin.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT