Politika si normativitet: Një qasje vlerore ndaj qeverisjes

AuthorJulian Myft ari
Pages157-162
157
Vol. 3 No. 1
May, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Politika si normativitet: Një qasje vlerore ndaj qeverisjes
Julian My ari
Abstrakt
Një nga dukuritë shënjuese të shekullit të XX, rezulton të jetë venitja e qasjeve
normative ndaj qeverisjes, politikes dhe politikës në favor të atyre materialiste,
utilitariste, apo dhe formalo-burokratike. Duket se qeverisja-politika luhateshin
midis një materializmi determinist të tipit marksist, ose utilitarizmit individualist
të tipit ekonomiko-liberal. Politika u kthye në shkencore, duke u shndërruar në
një shtojcë të historisë apo ekonomisë. Përballë saj “qenia politike” e gjeti veten të
transformuar në një pjesëz e mekanizmit të stërmadh të historisë. Ajo u zvogëlua me
shpejtësi marramendëse për sa kohë botëkuptimet mbi “të mirën” apo vlerat për ta
arritur të atë, ishin kthyer në tej-politike. “Vlerat” dhe “e mira” nuk ishin më atribut
i politikës sepse diskutimi rreth tyre i takonte privates së njeriut, në varianti liberal,
ose ishin të përcaktuar shkencërisht në variantin marksist. Kjo qenie politike ishte e
detyruar të strukej tek privatja pa pasur mundësi shkëmbimi dialektik me ambientin
politik ku gjallonte, duke mos jetësuar raportin dinamik midis vetes dhe shoqërisë
që përbën vetë esencën e saj përku zuese. Pra njeriu u kthye në një qytetar me
a ësi të ku zuara për shkak të zhveshjes nga aspekti normativ-vleror i politikës dhe
qeverisjes. Kjo pati pasoja jo të vogla në a ësinë e tij për ti bërë ballë strukturave të
pushtetit dhe ideologjive politike mbizotëruese të kohës.
Kështu, rezulton e nevojshme një qasje normativo-vlerore e politikës dhe qeverisjes,
si hapësirë tensioni midis qytetarit si qenie politike dhe vetë veprimtarisë qeverisëse.
Kjo do të mundësonte jo vetëm ndërtimin e qytetarit si raport midis individit dhe
publikes, por dhe ndërtimin e një veprimtarie qeverisëse si raport i të mirës së
përgjithshme me individin.
Fjalë kyçe: Vlera, Normative, Politika, Historike, Marrëdhënie Politike.
Shekulli XX duket të jetë një nga periudhat më virulente për sa i përket zhvillimeve
historike, kjo si për dinamikën e ngjarjeve historike, ashtu dhe për metamorfozat e
skajshme të koncepteve që bëjnë të mundur bashkëjetesën e individëve në shoqëri.
Asnjë shekull më parë, aq sa ai i XX, nuk u ka premtuar njerëzve pasjen e një raporti
me komunitetin e tyre si anëtarë me të drejta të plota të tij . Rritja e numrit të shteteve
dhe copëtimi i perandorive të mëdha, valët e ndryshme të demokracive të reja, parime
si ato të vetëvendosjes së popujve, apo dhe suksesi i paprecedentë i ideologjive
politike të së majtës marksiste, krij onin idenë se shtetet do qeveriseshin me parime
krejt të ndryshme nga të mëparshmet. Dukej sikur ideali kantian i autonomisë po
merrte jetë dhe po paralajmërohej një rol krejt të ri që individi do kishte si entitet
aktiv në politikën e komunitetit të tij .
Në mënyrë paradoksale, përballë kësaj vale risish koncepti i vlerave si qasje
normative ndaj politikës dhe komunitetit politik u gjend krejt i reduktuar. Kjo për
shkak se dy variantet “ tuese” të organizimit shoqëror të shekullit të XX, liberalizmi
dhe marksizmi, kishin një qasje jo domosdoshmërisht normative ndaj shtetit dhe
politikës. Kjo së pari, sepse liberalizmi pretendon një neutralitet ndaj vetë vlerave

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT