Princ Vidi dhe stabiliteti i brendshëm i Shqipërisë

AuthorAida Zaka
PositionUniversiteti 'Aleksandër Xhuvani', Elbasan
Pages201-208
201
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Princ Vidi dhe stabiliteti i brendshëm i Shqipërisë
Av. Aida ZAKA
Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
Abstrakti
Ky punim trajton stabilitetin e brendshme te Shqipërisë ne kohen e qeverisjes se Princ
Vidit. Ai fokusohet ne trazirat qe ndodhen ne Shqipërinë e Jugut dhe atë te Mesme gjate
periudhës prill –gusht 1914. Punimi përshkruan situatën e brendshme dhe mjetet qe
përdori qeveria për te stabilizuar atë. Ai fokusohet ne politiken qe ndoqi qeveria e Durrësit
për te ti dhëne fund rebelimeve ne Jug dhe ne Shqipërinë e Mesme dhe arsyet e dështimit
te saj për te arritur një sukses te tille. Punimi është mbështetur kryesisht tek autoret qe
kanë shkruar për periudhën e qeverisjes se Vidit. Nëpërmjet përshkrimit analitik hidhet
drite ne aspektet e kësaj problematike te gjere dhe te shumanshme.
Fjale kyçe: Princ Vidi, trazirat greke ne Jug te Shqipërisë, rebelimi i Shqipërisë se Mesme.
1- Zgjedhja e Vidit si Princ i Shqipërisë
Fuqitë e Mëdha e lanë çështjen e zgjedhjes së princit në duart e dy fuqive të Adriatikut.
U diskutuan disa kandidatura nga dy fuqitë e Adriatikut dhe konsensusi arriti tek
princi gjerman Vidi. Më 23 tetor 1913, Vidi pranoi të marrë fronin e Shqipërisë,
por me disa kushte. Mbasi artikulli i protokollit të Londrës në lidhje me organizimin
e Shqipërisë parashikonte se, princi do të emërohej prej gjashtë Fuqive të Mëdha,
duhej me parë të merrej pëlqimi i tyre për kandidaturën e tij, sepse ishte e nevojshme
që ai te sigurohej se nuk do të haste në pengesa nga ana e disa kabineteve. Kështu
Vidi kërkoj.
1- Aprovimin e kombit shqiptar, nëpërmjet organit të qeverisë provizore.
2- Garancinë që Esat Pasha do të njohë vullnetin e Fuqive të Mëdha dhe t’i
nënshtrohet vullnetit të qeverisë së përkohshme, në lidhje me zgjedhjen.
3- Fuqitë e Mëdha, ose një pjesë e tyre, të garantojnë një hua prej 75 milion
frangash, e cila mund të paguhet me këste. Princi të marrë 20 mijë franga, që do
të paguhen prej huas.
4- Premtimin se zgjatja e KNK mund të shkurtohet, në rast se administrimi i
Shqipërisë do të jepte garanci të mjaftueshme në këtë drejtim.
5- Projekt-organizmi i Shqipërisë do të aprovohet nga princi dhe sistemi
parlamentar nuk mund të pranohet.
6- Shtëpia mbretërore është e përjashtuar prej taksave.
7- Kufiri i Shqipërisë së Jugut në pikat kryesore duhet të jetë caktuar, kështu që të
përjashtohet çdo kontestim.
Ndërkohë, Princ Vidi ende ngurronte të shkonte në Shqipëri, për shkak se donte
garanci për huan që do t’i akordohej shtetit shqiptar. Austro-Hungaria dhe Italia
ranë dakord që do të ishin gati që garancinë ta marrin përsipër vetëm dhe kështu
huaja shqiptare prej 75 milion frangash, mund të konsiderohej si e siguruar.
Gjatë gjithë muajit shkurt ai shkoi në kryeqytetet kryesore të Evropës për të marrë

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT