Problematika aktuale e fermerëve të prodhimit të ullirit në vendin tonë

AuthorEglantina Pazaj
PositionUniversiteti Bujqesor i Tiranes
Pages286-292
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
286
Problematika aktuale e fermerëve të prodhimit të ullirit në vendin tonë
Dr. Eglantina Pazaj
Universiteti Bujqesor i Tiranes
Abstrakt
Shqipëria është një vend në zhvillim dhe bujqësia karakterizohet nga frakmentarizimi
dhe ferma të vogla, në kushtet e mbijetesës, të paafta për të dalë në treg, me nivel
konkurueshmërie të ulët, me mundësi të ulët të mekanizimit të proçeseve të punës, të
pamundur për të futur teknologjitë e reja bujqësore, të luftimit të sëmundjeve dhe
dëmtuesve. Duke qenë se këto ferma janë të vogla dhe të fragmentarizuara e kanë të
pamundur eksportimin e prodhimeve të tyre. Prodhimi shitet 100% brënda vendit. Shitja
e prodhimit mund të realizohej direkt tek agropërpunuesit, tek grumbulluesit e shumicës
apo në rrugë. Duke qenë se çmimi i shitjes është i ndryshueshëm disa fermerë merrnin
përsipër rriskun e prodhimit dhe preferonin që të shisnin prodhimin e tyre në rrugë pasi
pretendonin që çmimi i shitjes ishte më i lartë, kështu dhe të ardhurat e tyre nga shitja do
të rriteshin. Fermerë të tjerë realizonin një ndarje të rriskut pasi shisnin vetëm një pjesë
të vogël të prodhimit në rrugë dhe pjesën tjetër e shisnin ose tek agropërpunuesit ose në
pikat e grumbullimit (ndonëse në disa zona nuk ekzistonin fare) me një çmim më të ulët
se çmimi i tregut. Nisur nga fakti që një pjesë e mirë e agroindustrive përpunuese janë të
ndërtuara pranë zonave ku prodhohet ulliri, shitja më e madhe nga fermerët realizohej
tek këto fabrika duke reduktuar kështu dhe kostot e transportit. Jo në të gjitha rastet
fermerët e shisnin 100 % prodhimin e tyre. Një pjesë të prodhimit ata e mbanin për
konsum familjar, ose e shisnin në formën e ullinjve të pregatitur me kriposje direkt për
konsum familjar tek konsumatori ose e përpunonin në vaj duke paguar tek fabrika për
shërbimin dhe më pas e shisnin vetë vajin e ullirit në treg me një çmim më të lartë.
Nepermjet ketij punimi do te prezantohen disa nga problemet e fermereve te ullirit ku
vemendja me e madhe do te jete kryesisht tregu I shitjes se produkteve dhe gjithashtu do
te ofrohen disa nga politikat te cilat mund te ndihmojne ne reduktimin e ketyre
problemeve.
Fjale kyce: Fermer, shitja e prodhimit, rrisku, bashkpunim me perpunuesit, politika.
Hyrje
Problematika aktuale e fermerëve të prodhimit të ullirit në vëndin tonë dhe
sigurimi i tregut te shitjes
Shqipëria është një vend në zhvillim dhe bujqësia karakterizohet nga
frakmentarizimi dhe ferma të vogla, në kushtet e mbijetesës, të paafta për të dalë në
treg, me nivel konkurueshmërie të ulët, me mundësi të ulët të mekanizimit të proçeseve
të punës, të pamundur për të futur teknologjitë e reja bujqësore, të luftimit të
sëmundjeve dhe dëmtuesve.(Ministria e bujqesise,2009). Duke qenë se këto ferma
janë të vogla dhe të fragmentarizuara e kanë të pamundur eksportimin e prodhimeve
të tyre. Prodhimi shitet 100% brënda vendit. Shitja e prodhimit mund të bëhej direkt
tek agropërpunuesit, tek grumbulluesit e shumicës ose në rrugë.
Per te pare me konkretisht se si eshte situata ne terren, se cilat jane ne te vertete

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT