Problematikat e administrimit të shoqërive aksionare në raport me aksionerët e minorancës

AuthorMarsidi Gupi
PositionEuropean University of Tirana
Pages231-235
231
Vol. 2 No. 3
January, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Problematikat e administrimit të shoqërive aksionare në raport me aksionerët
e minorancës
PhD (C.) Marsidi Gupi
European University of Tirana
Abstrakt
Qellimi I ket̀ punimi, eshte hedhja per diskutim dhe shprehja e mendimit juridik, per
problematikat që sjell administrimi i shoqërive aksionare, dhe sa i parashikon Ligji
“Për tegtarët dhe shqëritë tregtare”, rregullimin e këtyre marrëdhënieve juridike.
Një nga grupet, të drejtat e të cilit janë lehtësisht të cënueshme në administrimin e
shoqërive aksionare, janë aksionerët e minorancës.
Fjale Kyce: shoqëri aksionare, aksionerë minorance, asamble e përgjitshme e
aksionerëve, Veprim juridik absolutisht i pavlefshem, veprim juridik relativisht I
pavlefshem .
Aksionarët e minorancës që emetojnë aksione me pronësi të fragmentarizuar, por
që si kategori aksionesh janë aksione të zakonshme, kanë zërin e tyre në mbledhjet e
asamblesë së përgjitshme të aksionarëve.Në këtë mbledhje ata mund të kundërshtojnë
vendimet e saj në mbledhjet e asamblesë së përgjitshme të aksionarëve, të vënë në
pah parregullsitë ligjore të akteve përkatëse. Nqs asambleja nuk reagon ndaj këtyre
vendimeve atëhere i lind e drejta që mbas ezaurimit të rrugës administrative, të
ndjekin rrugën ligjore.
Aksionarët e minorancës mund të përdorin të drejtën materiale, ose e thënë më
saktë të drejtat politike dhe ekonomike që derivojnë nga pronësia mbi aksionin, të
përdoren si bazë ligjore për faktet e kundërligjshme që evidentohen në administrimin
e brëndshëm të shoqërisë.1
Aksionarët e minorancës kanë disa mjete ligjore të përcaktuara në LSHT, për të
ndaluar akte të ndryshme të marra nga APA, ose politika ekonomike të caktuara.
Këto mjete janë paditë e themelit për shkelje të së drejtave materiale, të cilat janë të
drejtat që rrjedhin nga pronësia mbi aksionet, si prsh, e drejta për metoda të sigurta
rregjistrimi, e drejta për akses dhe informacion, e drejta për të transferuar lirshëm,
e drejta për dividentë etj. Të gjitha veprimet e aksionarëve mazhoritarë që mund
të cilësohen si fakte të kundraligjshme, që cënojnë këto të drejta materiale mund të
bëhen shkaku për vënien në lëvizje të një proçedimi civil gjyqësor.
Të drejtat e pjesëmarrjes dhe të drejtat për informim dhe akses, bejnë pjesë tek të
drejtat opsionale negative, sipas doktrinës të së drejtës tregtare. Quhen të trejta
negative opsionale, sepse në momentin që ngrihet dyshim i arsyeshëm mbi politikat
ekonomike dhe administrimin e shoërisë, duke abuzuar me formën e shoqërisë ose
duke i trajtuar asetet e shoqërisë si asete personale të aksionarëve mazhoritarë, gjykata
bën çeljen e procesit gjyqësor mbas depozitimit të kërkesë padisë, nga askonarët e
minorancës.
NëqoW ëse gjykata në bazë të provave dhe akteve të depozituara në seancë përgatitore
1 G. Suetens-Bourgeois,The relationship between the majority and the minority in the public limited
company, Harvard University Press. p. 374-375.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT