Problematikat gjinore në lidhje me aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore

AuthorNadia Rusi
PositionUniversiteti i Tiranës
Pages412-418
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
412
Problematikat gjinore në lidhje me aksesin e barabartë në shërbimet
shëndetësore
Dr. Nadia Rusi
Universiteti i Tiranës
Abstrakt
Nevojat e burrave dhe grave në sferën e shërbimeve shëndetësore janë të ndryshme.
Këto ndryshime shpjegohen ose në terma të ndryshimeve biologjike (seksi) midis të dyja
gjinive ose në terma të normave sociale, mënyrës dhe stilit të jetesës (gjinia). Megjithatë
pavarësisht këtyre ndryshimeve burrat dhe gratë kanë të drejtën për të përfituar njëlloj
nga shërbimi shëndetësor. Kjo nënkupton krijimin e kushteve të njëjta për burrat dhe
gratë për t’iu drejtuar ofruesve të shërbimit shëndetësor dhe për të përfituar prej tyre.
Ky artikull, përmes një qasje analitike shpjegon problematikat e sistemit shëndetësor
shqiptar në lidhje me qasjen e femrave dhe meshkujve në lidhje me shërbimet
shëndetësore. Artikulli ndahet në tre shtylla kryesore: trajtimi juridik i barazisë gjinore
në fushën e shërbimeve shëndetësore, problematikat e zbatimit të parimit të barazisë
gjinore në shërbimet shëndetësore si dhe masat që duhet të merren në kuadër të arritjes
së aksesit të barabartë. Në fund të tij, theksohet se promovimi i barazisë gjinore në lidhje
me shërbimin shëndetësor nënkupton krijimin e politikave dhe programeve që kanë si
qëllim të përmbushin në mënyrë të barabartë dhe të drejtë nevojat e ndryshme
shëndetësore të burrave dhe grave, duke i kushtuar një rol domethënës integrimit gjinor
në të të gjitha strategjitë social-shëndetësore.
Hyrje
Çështjet gjinore po shihen gjithmonë e me interes më të madh në të gjitha politikat
sociale shtetërore mbi shëndetësinë. Në përputhje me parimin e barazisë gjinore në
fushën e të mirave dhe shërbimeve, çdokush ka të drejtën për të përfituar njëlloj
edhe nga shërbimi shëndetësor. Garantimi i shërbimit të barabartë shëndetësor
nënkupton krijimin e kushteve të njëjta për burrat dhe gratë për t’iu drejtuar ofruesve
të shërbimit shëndetësor dhe për të përfituar prej tyre. Nuk mund të themi që burrave
dhe grave duhet t’iu sigurohen të njëjtat trajtime dhe duhet t’iu jepen të njëjtat
produkte shëndetësore për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga parimi i barazisë
gjinore. Për shkak të ndryshimeve biologjike që ata kanë, nevojat për shërbime
shëndetësore janë të ndryshme dhe specifike për secilën prej gjinive. Gratë , për
shkak të funksioneve të tyre riprodhuese kanë më tepër nevojë për shërbime të
veçanta të lidhura me shtatzaninë, fertilitetin apo lindjen e fëmijës. Nga ana tjetër,
mënyra dhe stili i jetesës është i ndryshëm për meshkujt dhe fermrat. Kjo i ekspozon
ata në mënyrë të ndryshme ndaj sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore. Rolet
gjinore, kushtet e jetesës, niveli i varfërisë, punësimi apo rolet e ndryshme gjinore
janë faktorë të tjerë që passjellin ndryshime në shëndetin e burrave dhe grave si dhe
në trajtimin e veçantë që secilit prej tyre duhet t’i ofrohet. Studime të shumta kanë
treguar se lidhja e grave me përgjegjësitë familjare në më të shumtën e rasteve mund
të ketë një impakt negativ në shëndetin e tyre mendor dhe fizik, gjë që shoqërohet

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT