Probleme të natyrës së zhvillimit historik; Pretendimi historicist parë nën spektrin e lentes Popperiane

AuthorFjorentina Kllogjeri (Kodrallari)
PositionUniversiteti « A. Xhuvani »
Pages436-441
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
436
Probleme të natyrës së zhvillimit historik; Pretendimi historicist parë nën spektrin e
lentes Popperiane
MSc. Fjorentina Kllogjeri (Kodrallari)
Universiteti «A. Xhuvani»
Abstra kt
Idea e “progresit” është e ngulitur fortë tek të gjithë ne. Bota, mendojmë ne, duhet të bëhet më e
mirë, jo më e keqe, dhe kështu ne e shohim historinë si një «vijë» nëpër të cilën udhëtojmë.
Në të shkuarën, historia shihej si një rreth ose edhe si diçka e pandryshueshme. Përfytyrimi i
historisë si një “vijë e vazhdueshme” është e vetmja mënyrë për ta përfytyruar atë. Por ç’ farë e vë në
lëvizje historinë përgjatë kësaj vije dhe a ka kjo vijë ndonjë fund? A egziston një shoqëri e “fundit”,
e përkryer, që përbën qëllimin e progresit? Nëse po, kjo do të shënonte realizimin e një ëndrre apo
përjetimin e një makthi?
Në të vërtetë historia përbën një proçes të hapur, i cili varet nga të gjithë individët të përfshirë në
veprim apo në kushtet e veprimit. Ajo është një tërësi historish, që janë të bashkëvendosura nga
veprimi i njerëzve dhe interpretohet në retrospektivë nga vetë njerëzit. Në këtë mënyrë, duke u
nisur nga përvoja njerëzore mund të pohojmë se idetë dhe përfytyrimet e gabuara, historikisht
kanë qënë motive për veprime të gabuara. Një proverb latin thotë: “Kush mendon madhërishëm,
gabon dhe po aq shumë”. Çelësi i gjithë kësaj duket se është fakti se, nëqoë se ne e kuptojmë që
njohja njerëzore mund të gabojë, atëherë, ne do të kuptojmë gjithashtu se nuk mund të jemi kurrë
tërësisht të sigurtë që s’ kemi bërë ndonjë gabim, siç edhe argumenton doktrina popperiane.
Duke pranuar logjikisht që historia përbën një proçes të hapur, i cili varet nga të gjithë individët e
përfshirë në veprim, atëherë mund të pohojmë se për nga natyra që gëzon, ajo mund të cilësohet
si një ndodhi që ndodh lirisht, pa urdhërin e askujt. Ajo ngrihet mbi bazën e lirisë njerëzore dhe
jo mbi bazën e një proçesi a-priori që çon në liri. Për këtë arsye ajo mund dhe duhet aktualizuar si
depozitë e tërësisë së zhvillimit njerëzor.
Historikisht kanë egzistura doktrina të ndryshme në lidhje me interpretimin e natyrës së zhvillimit
historik. Përplasja mes këtyre doktrinave përbën një hapsirë të gjërë diskutimesh, si për mbrojtjen
ashtu dhe për kundërshtimin e tyre.
Termat kyç: Histori, zhvillim historik, proçes a-priori, doktrina popperiane, histoicizëm.
Hyrje
Koha e përjetuar e historisë kolektive dhe individuale duhet të gjejë kuptimin dhe
thellësinë se kjo kohë e përjetuar, kjo e tashme mes të kaluarës dhe të ardhmes, të lejon
interpretimin egzistencial të së vërtetës dhe të lirisë. Ajo ka të bëjë me diçka që “përshkon
kohën” (Jaspers: Quer zur Zeit), pa të cilën nuk do të ishte më kohë.
Për historinë është folur dhe itet shumë. Zakonisht kur itet për të insistohet tek kuptimi
që përpiqemi të lexojmë tek ajo, apo tek kuptimi që duam ti japim asaj. Pasi në të kundërt
nuk do ishte një histori, por vetëm një zinxhir epokash dhe çastesh. Pikërisht interpretimet
që i janë bërë historikisht natyrës së zhvillimit historik, kanë përbërë një hapsirë të gjërë
diskutimesh dhe një arenë përplasjesh mes përkrahësve të doktrinave të ndryshme.
Kanë qënë dhe janë të shumtë ata që duke kërkuar absolutin tek historia, pretendojnë të
njohin konturet e saj. Por një absolutizim i tillë i relatives tregon se raporti me absolutin
transhendental ka qenë gjithmonë i ndërprerë. Mund të themi me bindje se një nga këto
doktrina, siç ishte historicizmi, përbën një lëvizje shumë të lashtë. Doktrinat e cikleve
jetësore, të qyteteve apo të recave, që përbëjnë format më të hershme të tij, i paraprijnë

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT