Proçeset e zhvillimit të territorit dhe vlerësimi mjedisor: Rasti i qytetit të Shkodrës

AuthorDr. Ervis Krymbi - Dr. Bujar Drishti
PositionUniversiteti i Shkodrës 'Luigj Gurakuqi', Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Departamenti i Gjeografisë - Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Departamenti i Gjeodezisë
Pages254-265
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
254
Proçeset e zhvillimit të territorit dhe vlerësimi mjedisor:
Rasti i qytetit të Shkodrës
Dr. Ervis Krymbi
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”,
Fakulteti i Shkencave Shoqërore,
Departamenti i Gjeograsë
Dr. Bujar Drishti
Universiteti Politeknik i Tiranës,
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit,
Departamenti i Gjeodezisë
Abstra kt
Artikulli synon të analizojë çështjet e territorit dhe ato mjedisore që qyteti i Shkodrës ka sot, ku
shumëllojshmëria e këtyre problemeve lidhen me tranzicionin, mosadministrimin e tërësisë ujore,
mungesën e vizionit. Gjatë procesit të tranzicionit nuk i është dhënë shumë rëndësi iniciativave të
planikimit. Në fakt, qyteti i Shkodrës dhe rrethinat e tij u ballafaquan me përvojën e tranzicionit
në një mjedis ku nuk udhëhiqnin rregullat dhe udhëzimet. Një pjesë e madhe e popullatës deri në
vitet 1990-të, që banonte në zonat malore dhe rurale, i lëshoi këto vendbanime duke u drejtuar
drejt qendrave urbane në kërkim të jetës më të mirë, punësimit dhe mundësive për arsimim.
Procesi i urbanizimit dinamik dhe pa një strategji të caktuar u shoqërua me një neglizhencë totale
ndaj mjedisit. Zona e bregut të l iqenit të Shkodrës dhe e bregut të Bunës ka qenë v lerësuar shumë
shpesh, si një zonë me vlerë të lartë zhvillimi, por realisht i është nënshtruar zhvillimit spekulativ.
Grumbullimi i pakontrolluar i mbeturinave që përbëhen kryesisht prej plastikës dhe mbetjeve të
tjera të rrezikshme në sipërfaqe të hapura, por sidomos në brigjet e lumenjve dhe liqenit, gërmimi
i zonave për ndërtime ose ngritja e objeketeve pa respektuar peizazhet dhe stabilitetin e tokës,
çojnë në përkeqësimin e shpejtuar të aseteve peizazhistike që ka qyteti i Shkodrës dhe rajoni. Të
gjitha këto veprime kanë një reaksion zinxhir në gjendjen e përgjithshme të mjedisit në qytetin
e Shkodrës dhe në rajon në formën e erozionit të tokës dhe bllokimit të kapacitetit natyror të
drenazhit të lumenjve dhe kanaleve, ndotjen e dherave, ujërave të lumenjve e liqenit përfshi këtu
dhe akuiferet me efekte negative mbi bio-diversitetet dhe eko-sistemet që varen prej tyre.
Fjalët kyçe: Zhvillimi i territorit, Problemet mjedisore, Mjedisi i qëndrueshëm.
Planikimi i territorit në funksion të manaxhimit mjedisor
Planikimi i territorit është një pjesë e rëndësishme e manaxhimit mjedisor. Planikimi
nënkupton “identikimin e nevojave dhe mënyrat e vlerësimit të tyre”. Ai është procesi i
“zbatimit të njohurive në praktikë” ose i zgjidhjeve të problemeve thelbësore (Friedman,
1987, 12). I përshkruar në mënyrë të thjeshtë, planikimi i territorit përfshin caktimin e
objektivave, mbledhjen dhe analizimin e informacionit, si dhe përpilimin dhe vlerësimin
e praktikave alternative, projekteve ose projektimeve për të përmbushur këto objektiva.
Manaxhimi mjedisor zbaton procesin e planikimit të mbrojtjes mjedisore dhe zgjidhjes
së problemeve. Planikimi dhe manaxhimi mjedisor mund të jetë “reagues”, “monitorues”
ose “integrues”. Masat reaguese përpiqen të korrigjojnë dëmtimet paraprake mjedisore;
për shembull: trajtimin e mbetjeve urbane, pastrimin e zonave ujore të ndotura. Masat
monitoruese ndërmerren për të përmirësuar cilësinë mjedisore, për shembull: kontrolli
i përdorimit të tokës, ruajtja e tokave nën ujë. Planikimi mjedisor integrues përfshin

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT