Procesi i rregullt ligjor dhe kuptimi i tij

AuthorPhd Kandidat Agron Bajri
PositionUET
Pages140-148
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
140
Procesi i rregullt ligjor dhe kuptimi i tij
Phd Kandidat Agron Bajri
UET
Abstra kt
Procesi i rregullt ligjor dhe kuptimi i tij përcaktohen në përmbajtjen e këtij punimi në mënyrë të
detajuar. Kur itet për procesin e rregullt ligjor analizojmë të drejtat dhe detyrimet e subjekteve
të procedimit penal, mënyrën e sjelljes se tyre dhe raportin e këtyre subjekteve me institucionet
shtetërore. Sipas nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut përcaktohet se çdokush
ka te drejtën e një seance te drejtë gjyqësore.
Ky përcaktim përfshin shume aspekte te procesit te duhur të së drejtës, si e drejta për akses ne
gjykatë, e drejta për një seancë në praninë e te akuzuarit, e drejta për te mos kontribuar ne vete-
inkriminim, barazia në mjete, e drejta për seanca gjyqësore në bazë të parimit të kontradiktoritetit
dhe para së gjithash e drejta për një gjykim të arsyeshëm.
Detyra e gjyqtarit është te sigurojë që të gjitha palët në një mosmarrëveshje të kenë një “seance te
drejtë gjyqësore”.
Është Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut që garanton këtë të drejtë e cila sanksionohet si
e tillë në Kushtetutën, e RSh-së dhe në parashikimet proceduriale.
Shteti normon sjelljen e individëve me anë të ligjeve dhe akteve të tjera të nxjerra në zbatim të tyre.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut është shprehur se cilido person ka të drejtën për të bërë
çdo lloj pretendimi para organeve proceduese në lidhje me të drejtat e tij.
E drejta për një proces të rregullt ligjor përfaqëson një të drejtë kushtetuese të individëve, nëpërmjet
të cilit ata kërkojnë realizimin e procedurave të drejta dhe të ndershme ligjore.
Nga njëra anë kjo e drejtë kushtetuese paraqitet si një garanci për shtetasit kundër veprimeve të
padrejta të organeve të pushtetit shtetëror dhe, nga ana tjetër, ajo përbën një detyrim për këto të
fundit që të mos cenojnë të drejtat dhe liritë e shtetasve pa ua siguruar respektimin e procedurave
të rregullta ligjore.
Fjalët kyçe: Procesi i rregullt ligjor, të drejtat e njeriut, seancë e drejtë gjyqësore, të drejtat dhe
detyrimet e subjekteve të procedimit penal.
Kuptimi i procesit të rregullt ligjor
Konventa Europiane e Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut dhe e Lirive emelore në nenin
6 të saj, të titulluar “E drejta për një proces të rregullt ligjor”, ka sanksionuar të drejtën
e shtetasve për t’u dëgjuar drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga
një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e krijuar me ligj - si një nga të drejtat themelore të
shtetasve.
Në nenin 6 të Konventës janë përfshirë, gjithashtu, edhe parimi i prezumimit të pafajësisë
për të akuzuarit, derisa fajësia e tyre të vërtetohet plotësisht me vendim gjykate, si dhe disa
të drejta të rëndësishme të të akuzuarit që lidhen me procedimin penal ndaj tij.
Gjyqësori dhe, në fund të fundit, vetëm gjyqësori mund të përcaktojë përfundimisht kush
del timtar në koniktin e pashmangshëm ndërmjet individëve; ndërmjet qeverisë dhe

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT