Programet e individualizuara të trajtimit të të dënuarve

AuthorEdlira Jahiu (Ylli)
PositionPsikologe
Pages257-266
257
Vol. 3 No. 1
May, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Programet e individualizuara të trajtimit të të dënuarve
Edlira Jahiu (Ylli)
Psikologe
Gjatë qëndrimit në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në përputhje
me legjislacionin në fuqi, të burgosurit kanë të drejtë të marrin pjesë në aktivitete
edukative dhe argëtuese që organizohen nga IEVP Rehabilitimi i të burgosurve, si një
nga qëllimet kryesore të sektorëve të kujdesit social në IEVP, përfshin edhe ndjekjen
e programeve të trajtimit në grup të të burgosurve, duke iu dhënë mundësi atyre
të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme të institucionit dhe të zhvillojnë ndjenjën
e përgjegjësisë, vetëbesimit, si dhe të nxisin interesin, për arsimimin, formimin
profesional, veprimtaritë kulturore, sportive etj.
Për të siguruar mbarëvajtje në drejtim të trajtimit të të burgosurve dhe një klimë
të sigurt në IEVPenale është mja i rëndësishëm bashkëpunimi ndërdisiplinor.
Bashkëpunimi duhet te konsistojë në referim rastesh dhe shkëmbim informacioni.
Në çdo institucion, sta i kujdesit social përbehet nga punonjës sociale, psikologe
dhe edukatore, ku bazuar në strukturën e sektorit secili prej tyre ka përgjegjësitë e
përcaktuara.
Punonjësi social është përgjegjës për identi kimin e problemeve në rrafshin psiko-
social, ofrimin e këshillimit për për timin e shprehive sociale dhe të komunikimit,
vendosjen e marrëdhënieve të shkëputura me familjen, krij imi i rrjeteve mbështetëse
(OJF, shërbimi i provës, institucione lokale), referimi tek psikologu i rasteve me
shqetësime emocionale dhe probleme të sjelljes.
Nga ana tjetër roli i psikologut në trajtimin e kategorisë të dënuar me probleme të
shëndetit mendor është shume i rëndësishëm pasi psikologu plani kon dhe kryen
këshillimet individuale për lehtësim emocional për personat që paraqesin shqetësime
ankthi, depresion, etj. Një rol të rëndësishëm ka gjithashtu dhe edukatori që merret
me përfshirjen e te dënuarve në aktivitete të përbashkëta kulturore, sportive, fetare,
etj, përfshirjen në programe arsimore dhe të formimit profesional, përfshirjen në
aktivitete punësimi. Ky lloj bashkëpunimi siguron ndjekjen e planit të dënimit në
bashkëpunim me të burgosurin dhe planit të individualizuar te trajnimit për kategori
të veçanta të burgosurish me qellim lehtësimin e vuajtjes së dënimit dhe rehabilitimin
dhe ri-integrimin e kësaj kategorie në shoqëri.
Programet e individualizuara të trajtimit të të dënuarve janë programe të hartuara
nga sta i Drejtorisë së Përgjithshme te Burgjeve me qëllim trajtimin e të dënuarve
sipas standardeve ndërkombëtare dhe kombëtare.
Çdo dosje psiko sociale shërben për të ndjekur në mënyrë të vazhdueshme ecurinë
e trajtimit psiko-socila të cdo të dënuari dhe të paraburgosur. Hartimi i planit të
vuajtjes së dënimit është pjesë e kësaj dosje. Qëllimi i këtij programi është a ësimi i
specialistëve për hartimin e një plani në bashkëpunim me të burgosurin, që siguron
lehtësim të vuajtjes së dënimit, rehabilitim dhe ri-integrim në shoqëri si dhe a ësimi
i specialistëve për hartimin e një plani të individualizuar trajnimi për kategori të
veçanta të burgosurish.
Një PVDR duhet të jetë individual, të mbështetet në objektiva realiste dhe të arritshëm,
të mbështetet në prirjet, nevojat dhe interesat e të burgosurit, të jetë transparent me

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT